
Drejtuesja politike e qarkut Vlorë Ina Zhupa ka reaguar pas takimit të kryeministrit Rama nga Saranda. Ky i fundit ironizoi kandidatët e PD dhe deklaratës lidhur me fituesin e Primareve.
Zhupa shprehet se kryeministi tha disa gënjeshtra nga Saranda, ndërsa shton se ndodhet në krye të fushatës së bashkë me ekipin për t'i dhënë humbjen atij më 11 maj.
“Edi Rama e ndoti me gënjeshtra sheshin e Sarandës sot!
Meqë pyeti ku është fituesja e primareve, JA KU JAM në krye të fushatës bashkë me ekipin për ti dhënë humbjen Ramës në 11 Maj!
Po e vetmja garë që ka Rama dhe ekipi i tij është gara se kush do shkoj i pari në burg!
Ricikloi gënjeshtra të vitit 2013 duke premtuar të njëjtat gjëra, a thua s’ka qenë kryeministër për 12 vjet.
Premtoi ujë të pijshëm 24 orë kur se zgjidhi për 12 vjet.
Tha Saranda është kantier, sigurisht ku qepen dhe shqepën të njëjtët rrugë dhe kostot i paguajnë qytetarët.
Foli për turizmin, ku kërcënoi bizneset dhe ku Saranda s’ka as jetë kulturore dhe as kushtet minimale. Ndaj qytetarët do zgjedhin programin e Partisë Demokratike dhe jo gënjeshtrat e ricikluara.
Do votojnë PD-ASHM”, shkruan Zhupa.
Lini një Përgjigje