
Rama njofton se ka avancuar ndjeshëm plani “Kushner” për Sazanin…
Ishulli i Sazanit shumë shpejt do të jetë në duart e dhëndrit të Donald Trump. Edhe pse nuk ka pasur asnjë lëvizje publike muajt e fundit, në fakt kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se po bëhen vetëm detajimet e fundit para se t’i jepet drita jeshile kompanisë së Jared Kushner.
Rama ishte sot në një emision televiziv, ku u pyet për Sazanin. Edhe pse tentoi të mos e lidhte me Trump, Rama tha se faza e parë e projektit ka kaluar dhe po vijohet me procedurat.
“Ajo ide ka avancuar, dhe do të avancojë deri në fund, sepse nuk ka lidhje me Donald Trump-in. Dhe përsëri, edhe sot që ai është president i SHBA, ai projekt nuk ka lidhje me Donald Trumpin. Nuk është bërë pse Donald Trump ishte kandidat për president, sepse ka filluar kur nuk e llogariste njeri si fitues të mundshëm dhe madje shumica mendonin që do shkonte dhe në burg dhe nuk do të vazhdojë pse ai është president sot. Ai është një projekt tanimë shumë serioz dhe do të vazhdojë. Ka marrë edhe një miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit si fillim, do të vijë për një miratim të dytë, sipas ligjit, dhe do të vazhdojë”, tha Rama.
Sipas mediave ndërkombëtare, Sazani është një mënyrë që Rama të bëjë për vete Trump. Ndonëse ka pasur shumë kritika dhe akuza, sot janë dhënë sinjale të qart se qeveria po bën gjithçka që Kushner dhe vajza e Trump të investojnë në Sazan. Padyshim një gjë e tillë, edhe pse Rama nuk e pranon, do të ishte një lëvizje strategjike për të fituar simpatinë e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Vetë Rama ka ndryshuar retorikë nga ajo që deklaronte dikur. Në 2027 e sulmoi Trump, por tani e vlerëson.
“Atë deklaratë e kam bërë për kandidatin për president. Pastaj ai u bë president i Shteteve të Bashkuara. Unë kam pasur rastin ta njoh, e kam ndjekur siç e kanë ndjekur të gjithë. Nuk ka asnjë dyshim që e respektoj si president i SHBA”, tha Rama në A2 CNN.
Në po në të njëjtën intervistë, ai mohoi që të ketë futur miq apa të ketë lobuar që djali i Trump të takohej me të, gjatë kohës që ishte në Serbi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje