TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 09:45

Boçi: Rama kërkon t'i imponohet Shkodrës, mori me vete qindra njerëz nga Lezha, Laçi dhe Tirana

Shkruar nga Pamfleti

Boçi: Rama kërkon t'i imponohet Shkodrës, mori me vete

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Shkodër, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me takimin e Ramës.

Në një deklaratë për mediat, Boçi shprehet se Rama kërkon t’i imponohet Shkodrës me urrejtjen e tij. Ai shton se pushtetin e grabitur me vanda po e përdor për të realizuar tallavanë tallëse të radhës dhe mashtruar qytetarët.

“Dhjetëra e qindra autobusë, furgonë, vetura me urdhër politik, po sjellin në Shkodër duartrokitësit dhe flamurtundësit për të bërë show-n e tij të radhës.

Rama e di mirë që shkodranët, në të katër anët e qarkut të Shkodrës, e kanë braktisur Ramën dhe miniaturën e tij Becin”, shprehet Boçi.

Boçi deklaroi se Rama ka detyruar sot të vijnë në Shkodër njerëz të marrë me dhunë e presion nga Lezha, Laçi edhe nga Tirana.

Deklarata e plotë e Luçiano Boçit:

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen që tashmë e ka dëshmuar për Shkodrën e Veriun.

Pushtetin e grabitur me banda tani po e përdor si qen lufte për të realizuar tallavanë tallëse të radhës dhe për të blerë, mashtruar e devijuar vullnetin politik të qytetarëve.

Prej ditësh, ndërmarrjet dhe institucionet në varësi të qeverisjes qendrore dhe vendore, kanë mbledhur firmat e punonjësve të tyre si garanci për pjesëmarrje në takimet e sotme të kreut të organizatës.

Nëse nuk konfirmojnë pjesëmarrjen, sipas kërcënimeve të sejmenëve të partisë, do të flaken në rrugë.

Ky është banditizëm politik i pastër.

Por duke ditur mirë reagimin qytetar Shkodran dhe në panik, Rama ka detyruar sot të vijnë në Shkodër dhe njerëz të marrë me dhunë e presion nga Lezha, Laçi edhe nga Tirana.

Dhjetëra e qindra autobusë, furgonë, vetura me urdhër politik, po sjellin në Shkodër duartrokitësit dhe flamurtundësit për të bërë shown e tij të radhës.

Rama e di mirë që shkodranët, në të katër anët e qarkut të Shkodrës, e kanë braktisur Ramën dhe miniaturën e tij Becin.

Takimet e sforcuara fushatore të këtyre ditë të mbushura me administratë të tërhequr zvarrë nga drejtuesit e strukturave të PS- së, e kanë faktuar e dëshmuar qartë këtë braktisje.

Edi Rama vjen në Shkodër vetëm 7 ditë para se të marrë ndëshkimin shembullor, të paparë ndonjëherë këto 35 vite, me votën masive të banorëve të qarkut të Shkodrës, sepse ajo që ai ofron është varfëria, krimi i organizuar e shpopullimi masiv 12 vjeçar.

Edi Rama këtë herë, është i pashpresë.

Nuk ka përballë vetëm Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë madhështore.

Ai ka përballë çdo shqiptar e demokrat që e do familjen dhe atdheun e tij,

çdo socialist të ndershëm që e kupton se PS është marrë peng nga banditë grabitës që kanë vënë në kokë kapuçin e pushtetit,

çdo emigrant që ndjehet i turpëruar kur vendi i tij konsiderohet narkoshtet nga shumë media botërore.

Me 11 maj, Shkodra e Shqipëria do të votojë për ndryshimin e shumëpritur, me të njëjtën dëshirë si me 22 mars 1992.

Lini një Përgjigje