TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2026, 21:12

Rama kërkon “shpëtim” te Antonio Costa, darkë informale me Presidentin e Këshillit Evropian

Shkruar nga Pamfleti

Rama kërkon “shpëtim” te Antonio Costa, darkë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është pritur në një takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Ky është takimi i parë i Ramës me Costan në këtë funksion dhe vjen në kuadër të dialogut politik të Bashkimit Evropian me Shqipërinë si vend kandidat për anëtarësim.

Sipas informacioneve zyrtare, takimi u zhvillua në formën e një darke pune dhe kishte në fokus procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zyra e shtypit e Presidentit të Këshillit Evropian bëri me dije më herët se takimi zhvillohet në kontekstin e dialogut të vazhdueshëm politik me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate.

Por vizita e Kryeministrit Edi Rama në Bruksel dhe takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, po shihet nga kritikë dhe qarqe politike si një përpjekje për të kërkuar mbështetje në një moment të vështirë për qeverinë shqiptare, mes rritjes së pakënaqësive në Bashkimin Evropian ndaj sjelljes së ekzekutivit në Tiranë.

Sipas këtyre vlerësimeve, pozitat e Ramës janë dobësuar ndjeshëm në Bruksel, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit që lidhen me rastin Balluku, i cili, sipas kritikëve, ka dëmtuar seriozisht imazhin e qeverisë shqiptare në sytë e partnerëve evropianë. Burime politike pretendojnë se ky rast ka forcuar skepticizmin e disa shteteve anëtare lidhur me standardet e qeverisjes, transparencën dhe përgjegjshmërinë e kabinetit Rama.

Në këtë kontekst, takimi me Antonio Costan interpretohet si një lëvizje taktike e Kryeministrit për të krijuar një aleat të fortë brenda strukturave të Bashkimit Evropian, me synimin për të zbutur qëndrimet kritike të vendeve që nuk janë të kënaqura me sjelljet e qeverisë shqiptare dhe që po mbajnë peng avancimin e procesit të negociatave.

 

1 Komente

  1. M
    Munika

    Sipas informimeve te mia, Rames I prefer mikrifonin teksa po fliste per reformen ne drejtesi. Per ti nderprere perkthimin, nuk ish e nevojshme, pasi foli anglisht.

    Lini një Përgjigje