Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare të 10 shkurtit para Kryeministrisë.
Nga foltorja, Berisha deklaroi se opozita synon largimin e qeverisë aktuale dhe e lidhi protestën me rrugën evropiane të vendit.
Ai theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian përbën objektivin kryesor politik të opozitës dhe se protestat synojnë të përcjellin këtë mesazh edhe në institucionet evropiane.
Berisha ftoi gjithashtu forcat e rendit që do të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës të bashkohen me qytetarët, duke e paraqitur këtë si vendim në interes të vendit dhe të familjeve të tyre.
Sipas tij, opozita kërkon rikthimin e ligjit, Kushtetutës, votës së lirë dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës.
“Pa hedhur në Lanë qeverinë e krimit, anti evropiane, anti shqiptare. Nesër është ditë e madhe, e shqiptarëve për Evropën dhe të ardhmen e tyre, për prosperitetin e tyre, begatinë dhe lirinë e tyre. Nëse ne shpallim solemnisht para shqiptarëve se për opozitën, integrimi në BE është e ardhmja më e shkëlqyer sepse ne besojmë se integrimi do të thotë qytetarë më të lirë, më të sigurtë dhe Shqipëri më e zhvilluar. Ftoj shqiptarët të bashkohen, të ngremë zërin tonë të dëgjohet në Bruksel e mbarë Evropën. Asgjë nuk na shkëput dot nga qëllimi ynë. Iu bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik e të bashkohen me protestuesit, bashkohuni me interesin e vendit, familjeve tuaja. Të shporrim këtë bandë kusarësh që s’ka patur kurrë Shqipëria në krye si sot. Do të rikthejmë ligjin, Kushtetutën, të drejtën, lirinë, votën e lirë, rimëkëmbjen dhe udhëtimin drejt Evropës. Bashkohuni në kryengritjen e Evropës.“, u shpreh Berisha.
Ai shtoi edhe një paralajmërim për Ramën, që të mos luajë me fatin e shqiptarëve, pasi do ketë fatin e ish-diktatorit Enver Hoxha.
"PD lokomotivë e proceseve të integrimit ia doli të firmosë marrëveshjen e stabilizim asociimit. Heqjen e vizave dhe statusin e kandidatit. Programi ynë ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në Be. pas çlirimit të Kosovës ylli ynë polar është integrimi europian.
Një bajloz i zi do të mbyllë shqiptarëve rrugën drejt Europës. Do të asgjësojë drejtësinë për të mbrojtur paranë e krimit, konton bankar, brenda dhe jashtë. Nesër, është beteja për integrimin e Shqipërisë në BE. për dyert e hapura të Shqipërisë. Nesër, mesazhi ynë 1 dhe vetëm 1, mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve se fatin e Enver Hoxhës edhe ti për së gjalli. A ka krim më të shëmtuar"-tha Berisha.
more plere, tradhetar e i pacipe, turpiketij kombi. vetem ti mos fol.