TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2026, 18:27

Nis foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha i bashkohet tubimit

Shkruar nga Pamfleti

Nis foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha i bashkohet tubimit

Ka nisur para Kryeministrisë, Foltorja e Partisë Demokratike. Në shesh janë mbledhur dhjetëra qytetarë, mbështetës dhe simpatizantë të PD, ndërsa në protestë ka mbërritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Tubimi ka nisur rreth orës 18:25 dhe pritet të zgjasë deri në 20:00. Të pranishmit mbajnë pankarta në duar, ndërsa dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve, protesta zhvillohet si reagim ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend. Partia Demokratike deklaron se arsye kryesore të tubimit janë varfërimi i qytetarëve, rritja e çmimeve, korrupsioni, mungesa e llogaridhënies së qeverisë dhe, sipas saj, kapja e institucioneve nga mazhoranca.

Foltorja, i paraprin protestës së 10 shkurtit, e cila është thirrur nga opozita ku kërkohet largimi i Ramës nga pushteti dhe dorëheqja e zv/kryeministres Belinda Balluku.

PD e konsideron protestën si një akt qytetar për të kundërshtuar atë që e cilëson keqqeverisje dhe për të kërkuar ndryshim politik. Gjatë tubimit priten fjalime nga drejtues të opozitës, ndërsa Berisha pritet t’u drejtohet protestuesve nga podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë.

Forcat e Policisë së Shtetit ndodhen në perimetrin e institucionit për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe rendin publik.

Protesta para Kryeministrisë është pjesë e aksionit opozitar të paralajmëruar nga Partia Demokratike në javët e fundit.

Lini një Përgjigje