TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2026, 14:45

"Edith Durham" jashtë funksionit, Braçe kërkon Kumbaron në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
"Edith Durham" jashtë funksionit, Braçe kërkon
Erion Braçe dhe Mirela Kumbaro

Vonesa në hapjen e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham” ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë institucionale dhe menaxhimin e procesit arsimor, duke e çuar çështjen në nivel parlamentar.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka depozituar në paralment një kërkesë për zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Përmes kësaj kërkese, Braçe synon të marrë sqarime të detajuara mbi arsyet konkrete që kanë penguar hapjen e shkollës, ndikimin që kjo vonesë ka pasur te nxënësit që po zhvillojnë mësim në turnin e pasdites, si dhe afatin e përcaktuar për nisjen e mësimit.

Çështja, sipas tij, nuk lidhet vetëm me një objekt shkollor, por me garantimin e një procesi normal mësimor dhe respektimin e të drejtës së fëmijëve për arsim. 

“Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90 dhe 95 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, për sa më poshtë vijon: Përse nuk hapet për nxënësit shkolla 9-vjeçare "Edith Durham" (11 Janari)? Sa fëmijë për shkak të mos hapjes ende të shkollës 9-vjeçare "Edith Durham" (11 Janari), zhvillojnë mësim në turnin e pasdites? Kur keni në plan të nisë mësimi në shkollën 9-vjeçare "Edith Durham" (11 Janari)?", thuhet në kërkesën e Braçes drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi. 

shkolla edith durham mirela kumbaro erion brace

1 Komente

  1. L
    Luani

    O z. Brace, po cfarë pret të bëj kjo turi majmun ore derman.....

    Lini një Përgjigje