
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të largohet nga pushteti, pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë vendin anëtare të saj.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi progres raporton për Shqipërinë, Rama tha se afrimiteti i vendit me Unionin është garanci për të gjithë, si mbështetës ashtu edhe kundërshtarë të qeverisë.
“Raporti ka edhe arritjet, edhe problemet në të gjitha fushat. U thotë shqiptarëve se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur dhe se çfarë duhet të bëjmë më mirë për të arritur objektivin.
Ata që nuk e duan këtë qeveri duhet të ndihen shumë mirë, sa më pranë BE të jemi aq më shumë kujdes do të kenë. Ndihuni mirë të gjithë, qoftë mbështetës e kundërshtarë të kësaj qeverie pasi i ka bërë detyrat.
Afrimiteti me BE është garanci për të gjithë, mbështetës e kundërshtarë të qeverisë jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive që shkojnë e vijnë, kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim e bëjmë sipas asaj që do të vendosë populli”, tha Rama.
Lini një Përgjigje