
Kryeministri Edi Rama udhëhoqi një fushatë për mbylljen e Tik Tok vendim ky që është kundërshtuar nga opozita, e cila e konsideron si një censurë.
Një ngjarje e ndodhur në qendër të Tiranës, ku një 14-vjeçar, nxënës në një shkollë 9-vjeçare, u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, u përdor si nisja e një procesi për mbylljen e rrjetit social.
Brenda pak javësh, Kryeministri tha se kishte realizuar konsulta me prindër e mësues, ndërsa njoftoi mbylljen e Tik Tok. Qeveria miratoi një vendim, ndërsa kompanitë që ofrojnë internetin në Shqipëri, janë të detyruara ta zbatojnë teknikisht, duke realizuar kështu mbylljen për 1 vit të rrjetit social.
Por duket se deri në momentin e fundit, pra atë të nxjerrjes jashtë funksionit për 1 vit të Tik Tok, kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, po e shfrytëzojnë për të bërë fushatë. Dhe për ironi në rrjetin e mbyllur me urdhër të Ramës po bëjnë fushatë edhe disa nga kandidatët e tij për deputet në 11 maj.
Një vështrim i shpejtë në rrjet tregon se Ervin Demo, drejtuesi politik i PS-së në Qarkun e Beratit, ka shpërndarë në orët e fundit mesazhet e tij drejtuar militantëve socialist. Ai ka dhënë mesazhet politike, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë në maksimum hapësirën që ofron edhe ky rrjet social.
@ervin_demo PS2030????️ Shqipëria2030????????️
♬ original sound - Ervin Demo
Po kështu aktiv në Tik Tok ka qenë edhe kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido. Edhe ai ka përdorur këtë hapësirë për të bërë fushatë.

@arditbido1 Bashkohu me ekipin tim elektoral❤️ Për herë të parë, qytetarët munden që përmes votës së tyre të çojnë në parlament zërin që ata dëshirojnë. Ju ftoj që ky zë të jem unë, për të përçuar problematikat e qarkut të Vlorës, të Sarandës, të Delvinës, të Konispolit, të Himarës, të Finiqit dhe të Selenicës. Tanimë, jo vetëm në hapësirën mediatike, por në institucionet vendimmarrëse.???????? Bëhu pjesë e ekipit tim elektoral duke u regjistruar në www.arditbido.al, që ta vijojmë së bashku këtë rrugëtim 60-ditor drejt fitores së thellë të Partisë Socialiste dhe të vetë qarkut tonë!????????
♬ original sound - Ardit Bido për Diasporën
Edvin Prence, kandidati socialist në Qarkun e Durrësit, gjithashtu po shfrytëzon këtë rrjet social për të bërë fushatë, ashtu sikundër kandidatët socialistë të listës së hapur të Tiranës, Ylli Shehu, Glindxhet Madhi, Roy Bashaj etj.
@edvin.prence.ps.durres #Shqipëria2030 #PS #Durrës #partiasocialiste #partiasocialisteeshqipërisë #fyp #fyppp ♬ WHO WHAT -
Duket se deri në momentin që kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit të realizojnë mbylljen e plotë të rrjetit social, Tik Tok do të përdoret në maksimum për të përçuar mesazhet politike, foto apo video, pavarësisht formacionit politik ku bëjnë pjesë.
Lini një Përgjigje