TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2025, 15:07

Kacafytja e dy “non grata”-ve miliarderë, me kauza për drejtësinë, anti-korrupsionin e anti-krimin

Shkruar nga Pamfleti
Kacafytja e dy “non grata”-ve miliarderë, me kauza për
Tomë Doshi dhe Sali Berisha /

Nga drejtësia e vjetër, dy “monstrat” Sali Berisha e Tomë Doshi nuk u prekën, megjithëse janë ekzemplarë që e kanë vendin në burg; por u shpallën “non grata” nga SHBA, Anglia dhe Australia, për korrupsion, lidhje me krimin e pengim të drejtësisë...

Nga takimi në Shkodër, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Kryetari i PD, “non grata” Sali Berisha, nisi sulmet ndaj Tomë Doshit, kryetarit “non grata” të Partisë Social-Demokrate.

Sali Berisha, bëri thirrje të mos i japin asnjë votë Tomë Doshit, duke iu drejtuar atij: - Tomë! Nëse ka një njeri që ka punë me Zotin dhe me ligjin, je ti; e përgjegjës për të gjitha vjedhjet me ilaçet e skaduara që shet në treg dhe do përballesh me ligjin për çdo gjë ke bërë.

Tomë Doshi ka reaguar, duke thënë: - Shkodranët e dinë mirë kush jam unë, ata dinë të dallojnë atë që mban fjalën, nga ai që vetëm mashtron si ty. Sali, ti je hajdut që prej vitit 91 e jo unë.

Duelin e tretë, dy “non grata”-t Sali Berisha e Tomë Doshi, po e bëjnë të shoqëruar me kauza ndershmërie personale, në mbështetje të drejtësisë dhe për luftë kundër korrupsionit e krimit, duke u hequr sikur nuk janë subjekte të drejtësisë dhe autorë aferash korrupsioni e krimesh.

Nga drejtësia e vjetër, Berisha e Doshi nuk u prekën, megjithëse janë “monstra” që e kanë vendin në burg, por ata u shpallën “non grata” nga SHBA, Anglia dhe Australia, për korrupsion, presion ndaj drejtësisë e lidhje me krimin.

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tomë Doshi, u sanksianua “non-grata” në datën 18 prill 2018, bashkë me gruan dhe fëmijët; vendim ndaj të cilit heshti, por nëpërmjet lobimit të Edi Ramës te Charles McGonigal, pagoi miliona USD për të hequr non-gratën.

Sali Berisha u sanksianua “non-grata” në datën 19 maj 2021, bashkë me gruan Liri Berisha dhe fëmijët Argita e Shkëlzen Berisha; por ky u rikthye në krye të PD me lëvizje kundër SHBA, me gjyqe në Francë  e Londër dhe lobime financiare për të hequr sanksionet, përpjekje që i dështuan, madje raporti i DASH i shuajti dhe shpresën se “non grata” do t’i hiqet nga administrata Trump.

Të dy këta, duke mos iu përmendur njeri-tjetrit damkat “non grata”, deklarojnë se janë të ndershëm dhe po trumbetojë si kauza të tyre, mbështetjen e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit e krimit.

Kështu Sali Berisha betohet se do reformojë SPAK-un, Gjykatën e Posaçme dhe krejt sistemin e dejtësisë, që të jenë të pavarur nga politika dhe të luftojnë krimin e korruposionin.

Po kështu, Tomë Doshi, ditën që doli nga SPAK i thirrur për krim zgjedhor, tha se ka mbështetur e do mbështesë SPAK-un në luftën kundër krimit e korrupsionit, ndërsa në takime, deklaron se ai dhe partia e tij, çështje kryesore në program kanë mbështetjen e drejtësisë.

Në fakt, të dy janë sanksionuar familjarisht “non grata”, për korrupsion, krime, lidhje me krimin e organizuar brenda e jashtë Shqipërisë dhe pengim të drejtësisë me presione pushteti e ryshfete.  

Prandaj Sali Berisha, u izolua në “Arrest shtëpie” dhe është në gjykim për korupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash dhe nën hetim për 4 vrasjet e 21 janarit 2011, por bashkë me të në gjykim është dhe dhëndri Jamarbër Malltezi, i cili prej 18 muajsh gjendet në arrest shtëpie.

Përveç hetimit për krim zgjedhor, Tomë Doshit i ka ardhur në SPAK edhe një dosje nga Agjencia Supreme Anti-mafie e Australisë, mbushur me prova për krijim, financim e drejtim të një “Sindikate kriminale” me bazë në Australi e Shqipëri dhe fije lidhëse  në Angli e Ballkan.

Në dosje thuhet, se Tomë Doshi, i lidhur në interesa dhe aleancë partiake e pushteti me kryeministrin Edi Rama, kryen mashtrime me dokumente  e pasaporta false për trafik klandestinësh, trafik droge, pastrim parash, me indicie për vrasje rivalësh./Pamfleti

tomë doshi sali berisha non grata kacafytja

Lini një Përgjigje