TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2025, 14:55

Rama flet për arrestimet e bujshme në PS: Jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë! 

Shkruar nga Pamfleti
Rama flet për arrestimet e bujshme në PS: Jemi aq të zotë sa
Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama, gjatë një takimi ditën e sotme me mbështetësit e PS në Gjirokastër, ironizoi opozitën. Ndër të tjera ai foli edhe për arrestimet e bujshme në PS, ku theksoi se kjo tregon zotësi.  

"Unë jam me shprehjen që nuk ka rëndësi ngjyra e maces, por mjafton të kapë minjtë, dhe minjtë i kapim ne, jemi aq të zotët sa kapim jo vetëm minjtë e komshinjve por dhe minjtë tanë”, u shpreh ai.

Më tej ai foli për integrimi në BE duke thënë se askush tjetër veç PS nuk mund ta bëjë. 

“Sot kjo është e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje PS! Pasi të hyjmë në BE, pastaj ka kohë, do jetë tharë dhe këneta edhe me ndihmë të Zotit do lulëzojë ndonjë gjë dhe në krahët e tjerë se deri tani është vetëm ferra, britma zogjsh kënete. Gjë tjetër nuk shoh, mbase ju shihni, por unë nuk shoh.

Dje pashë një bretkosë të vogël që thoshte ja si do ndryshojë tavolina juaj në 12 maj, ishte një tavolinë bosh që më pas mbushej me ushqim, muhabet bretkose domethënë.

Siç tha se shoku Tërmet (Peçi), zgjedhja për çdo deputet është e lirë, ama kalon njëherë nga shenja e numrit 5, e më pas zgjedh kandidatë sipas dëshirës”, tha Rama.

Lini një Përgjigje