TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2025, 12:56

"Je pak pusht ti Fotaq", Basha replika me Ramën: 12 vjet i le shqiptarët me gisht në gojë! 

Shkruar nga Pamfleti
"Je pak pusht ti Fotaq", Basha replika me Ramën: 12 vjet i le
Lulzim Basha

Lulzim Basha, ka vijuar sot me replikën e radhës me kryeministrin Edi Rama.

Basha i përgjigjet kreut të qeverisë me një frazë nga filmi “Prefekti”, ku i thotë “je pak pusht ti Fotaq”.

Sipas tij, siç ua bëri socialistëve tre herë dhe i la me gisht në gojë, tani do merret me demokratët. Në fund Basha ia ka përsëritur pyetjen kryeministrit se ku i ka shokët, sepse siç është bërë zakon tashmë 7×7 = 313.

“O Rame, e mba mend atë filmin “je pak pusht ti Fotaq”. Si ju the atyre që takove sot në Vlorë? Hajt se herën e parë të duket pak e vështirë. Me një herë s’bohesh domethënë, po me dy herë, po me tre herë mo Rame? Siç ua bone socialistëve tre herë, edhe i le me gisht n’gojë. Tani do meresh me demokratët. E mo Ram, mo Ram, ku i ke shokët Rame? 7×7 = 313”, shprehet Basha.

Lini një Përgjigje