Ulsi Manja që u largua nga kabineti qeveritar thotë se drejtimi i komisionit të ligjeve është pozicioni natyral i tij.
Kjo pasi kryeministri Edi Rama, njoftoi një ditë më parë, gjatë Asamblesë se ai nuk do të jetë më ministër Drejtësie, por kryetar i Komisionit të Ligjeve.
“Komisioni i ligjeve do të jetë komision i që do të mbajë peshën më të madhe për afrimin legjislacionit me Be. Jam natyralisht aty ku duhet të jem”, tha Manja.
Kuvendi i Shqipërisë hap sot zyrtarisht legjislaturën e 11-të, duke shënuar fillimin e një sezoni politik të ri, me përbërje të re parlamentare, drejtues të rinj dhe pritet gjithashtu të ketë ndryshime thelbësore në funksionimin institucional të tij.
Seanca e parë e Kuvendit ka karakter ceremonial dhe sipas traditës, ajo drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë.
Lini një Përgjigje