TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2026, 11:20

Rama akuza SPAK dhe mediave: Grupet hetimore të stacionit të trenit përdorin mediat si forca paramilitare

Shkruar nga Pamfleti
Rama akuza SPAK dhe mediave: Grupet hetimore të stacionit të trenit
Edi Rama

Rama ka uruar që SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni i Belinda Ballukut, për të cilën nuk kurseu vlerësimet dhe elozhet...

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun, duke e konsideruar një nga ministret më të suksesshme të Qeverisë së tij, e cila i ka qëndruar në kokë, pa ndërprerje të gjitha punëve publike, që mbulon dikasteri që ajo ka drejtuar. Rama nuk ka kursyer batutat për SPAK dhe mediat, që herë i konsideroi si grupe paramilitare që përdoren nga Prokuroria Speciale dhe herë si tenxhere.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku u vendos që të rrëzohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Rama ndërsa renditi sukseset e saj si ministre, nuk ka lënë pa thumbuar edhe Prokurorinë Speciale, që sipas Kryeministrit përdor mediat për asgjësimin publik të subjekteve të tij.

Madje Rama nuk ka nguruar që t’i vendosë edhe një epitet prokurorëve të SPAK-ut duke i quajtur “grupe hetimore të stacionit të trenit”, që përdorin mediat si forca paramilitare.

Njoftim i akuzës në rrugën e shtrembër dhe fatkeqësisht të bërë zakon nga gupet hetimore të stacionit të trenit që përdorin mediat si forca paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që të ngriheshin dallgët e detit të urrejtjes që ziejnë pa pushim në 700 tenxheret e pazarit tonë dhe të mblidhen të tëra retë e fantazive perverse të rrjeteve sociale për të kthyer njeriun në kriminel me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine.

Ndërkohë rrugët e ndërtuara në periudhën e drejtimit të saj u shembën nga korrupsion, shiu u derdh me gjyma dhe përmbytjet mbuluan malet e Shqipërisë, deti u bë kos me qenërinë e pazarit politik dhe mediatik dhe erdhi me thirrje histerike jashtëderdhjesh në bulevard.

E shumëpritura orë e hakmarrjes së madhe a atij që e çoi Partinë Demokratike për jufka në Dibër dhe e asfaltoi në Fier me gjithë Gazin e Zegjinesë, burri i parë në historinë e Evropës, që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje nga një vajzë”, tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, Rama ka uruar që SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni i Belinda Ballukut, për të cilën nuk kurseu vlerësimet dhe elozhet.

“Duhet tu them shqiptarëve se ndryshimin epokal që vazhdon dhe do të vazhdojë në sektorin e infrastrukturës dhe në sektorin energjetik të vendit tonë, nuk e solli koha, as thjeshtë paratë. Para janë harxhuar plot edhe më parë, për rrugët e lëna rrugëve, nuk e solli askush dhe asgjë tjetër përpos votës së tyre për këtë parti, për qeverinë e kësaj partie ku bën pjesë edhe Balluku si anëtarë e kryesisë së PS, si një ndër njerëzit tanë më të votuar dhe më të mbështetur nga zgjedhësit, e cila për 6 vite me radhë drejtoi Infrastrukturën duke punuar pa orar, luftuar pa rezervë për të realizuar në afat dhe cilësi objektivat e programit tonë qeverisë në këta dy sektorë që e kanë vuajtur prapambetjen historike.

Edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore elektorale të Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte, kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e afërta vendore të Fierit ku ajo do vazhdojë të drejtojë qarkun dhe s’do jetë në asnjë pushtet ekzekutiv. Uroj që në hetimin e çështjes, SPAK të shterojë çdo pistë që mund të çojë tek korrupsioni, sepse në fund të ditës gjithkush pas të 18 varet vetëm nga këmbët e veta me ligj dhe zakon”, tha Rama. /Pamfleti/

 

2 Komente

  1. C
    Ciu

    Ec ere karagjoz. je bo si barbon brrake!Turp per shqiptaret qe kane zgjedhur nje pis te tille!

    1. a
      ani

      Te shkretet ju, po ju bien ne qafe. Ca lidhje keni ju me korrupsionin. Tani besoj do cohet populli e do e rrezoj SPAK.

      Lini një Përgjigje