Kryeministri Edi Rama deklaroi se Belinda Balluku do të vazhdojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Rama tha se brenda radhëve të socialistëve ka deputetë që dyshojnë se rezultatet e Ballukut në Fier janë ndikuar nga pushteti i pozicioni i saj në qeveri. Sipas tij, kjo mbetet për t’u verifikuar në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore të Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne i mban si Belinda kontaktet me territorin”, u shpreh Rama.
Në të njëjtën fjalë, kryeministri komentoi edhe akuzat e ngritura ndaj Ballukut, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar çështja në media dhe në debatin publik.
Rama tha se njoftimi i akuzës ka nxitur reagime të forta politike dhe mediatike, duke shtuar se ndaj Ballukut janë ngritur, sipas tij, akuza dhe pretendime të ndryshme në hapësirën publike.
“Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht i bërë zakon, të cilat i përdorin mediat si forcat paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që Ballukut t’i ngrihen të tëra dallgët e detit të urrejtjes që zihen në 700 tenxheret e pazarit tonë politik dhe mediatik”, deklaroi Rama.
Po ik more me gjithe karakur.....t qe ke mbushur qeverine!ti je pashai dhe ato Jane haremi tend!Po ik ore SE s'kemi me sy e faqe te dilni ne popull,ik SE Jeni bere per mut..a te qenit,ashtu e katandiset shqiperine juve bada kriminale me e madhe ne vend!qerrohuni nje here e mire,e mo's ja u pafshim me bojen!yyyyy hajduta!