“Në Shqipëri, reforma në drejtësi paraqitet si një “sukses” nga komunitetit ndërkombëtar, por në të vërtetë, ajo po përdoret nga regjimi i Edi Ramës për të eliminuar opozitën, ndërkohë që vetë ai po forcon legjitimitetin e tij në skenën ndërkombëtare”.
Kështu shkruan Radio France International në një artikull pas arrestimit të ish presidenti të vendit, Ilir Meta.
Arrestimi i Ilir Metës, ish-president dhe kryetar i Partisë së Lirisë, shënon një moment të rëndësishëm në politikën shqiptare. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, duke vënë në dukje përdorimin e drejtësisë si një mjet politik nga regjimi i Edi Ramës për të eliminuar opozitën.
“Reforma në drejtësi, që shpesh përmendet si një sukses nga komuniteti ndërkombëtar, duket se shërben më shumë për të forcuar pushtetin e tanishëm sesa për të siguruar transparencë të vërtetë. Kjo ngre shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë”., shkruhet në artikull.
Në përmbledhje theksohet se megjithatë, Shqipëria vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj dhe e shikon veten si një “perlë të Ballkanit”.
Sidoqoftë, urbanizimi dhe projektet infrastrukturore kanë ngritur shqetësime për mbrojtjen e burimeve natyrore. Vendi është në një pikë kyçe, duke u përballur me sfidat e zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së mjedisit në një kontekst politik të paqëndrueshëm. Po në të njëjtin tekst analizohen edhe vende të tjera të rajonit si Serbia dhe Moldavia.
Ideja e një autokracie në Shqipëri po përhapet si njolla e vajit në mediat pëndimore.
Të enjtën revista franceze 'Nouvel Obs' që i kushtonte një reportazh të gjatë kampeve të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin shkruante: “Njëmbëdhjetë vjet pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë, sipas OJQ-së Transparency International. Një narko- shtet që po zbrazet nga popullsia e tij: që nga rënia e regjimit totalitar në 1991, afërsisht një milion shqiptarë, ose një e treta e popullsisë, kanë ikur nga papunësia dhe paga mesatare prej 750 eurosh”.
Ndërsa po të enjten gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” theksonte se zyrtarët e BE-së në Bruksel pranojnë privatisht se korrupsioni ekziston në të gjitha fushat dhe është i gjithëpranishëm në jetën publike si dhe është sfida më e madhe për afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe integrimin e vendit.
Në vlerësimin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në shtetin anëtar të NATO-s, në raportin për vitin 2023 thuhet se “korrupsioni ekziston në të gjitha degët dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes”. Qeveria në Shqipëri drejtohet nga Edi Rama dhe PS-ja e tij që nga viti 2013, në shumicën e rasteve pa një partner koalicioni.
Lini një Përgjigje