TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 22:32

“Pyeteni për detajet e paktit me Soros”, Evi Kokalari i “hedh benzinë” zjarrit: E keni menduar pse dha dorëheqjen Berisha në 2013?

Shkruar nga Pamfleti

“Pyeteni për detajet e paktit me Soros”, Evi Kokalari i

Aktivistes Evi Kokalari nuk i del inati me faktin që në Kongresin Amerikan u debatua mbi hetimet ndaj Sali Berishës. Aty u pretendua se fshihet Soros dhe Kokalari ka disa ditë që reagon. Por sot ajo ka hedhur hije dyshimi se dhe pas dorëheqjes së Berishës në 2013 fshihet George Soros.

E keni menduar ndonjëherë pse dha dorëheqjen Berisha në 2013?  Pyeteni për detajet e marrëveshjes së tij me George Soros.  Aty e keni përgjigjen!

Mashtrues të pacipe. Fakti që nënvleresuat inteligjencën e shume nga ne, flet qarte për nivelin e idiotllikut tuaj. Ne ju dhamë benefitin e dyshimit, siç i themi këtej. Tashti po mundoheni të gënjeni Kongresin Amerikan se gjëmën ja u paska bërë Sorosi.

Soros dëm i beri Shqipërisë dhe derën ja hapët ju vetë. Ka ardhur koha që edhe me Sorosin të ikni dhe ju, te gjithë, fut Ramën, Veliajn, Berishën dhe të gjithë sorosistët që keni në krye të PD-së”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

 

Lini një Përgjigje