TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2025, 21:07

Nis numërimi i votave në Primare/ Në Konispol dalin më shumë fletë se votues, ja rezultati në Përmet dhe Këlcyrë

Shkruar nga Pamfleti

Nis numërimi i votave në Primare/ Në Konispol dalin më

Pas mbylljes së kutive të votimit, ka nisur numërimi në disa prej degëve të PD sa i takon Primareve. Në Tiranë procesi nuk ka nisur ende, pasi janë duke u mbledhur kutitë. Në kryeqytet kanë votuar afro 13 mijë demokratë.

Në Sarandë ka pasur probleme. Hapja e kutisë së Konispolit ka rezultuar me parregullsi të shumta, pasi në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga numri i personave që kanë firmosur në listë.

Konkretisht: nga 176 persona që kanë votuar, në kuti janë gjetur 196 fletë votimi. Ende nuk është marrë vendim si do të procesohet me këtë kuti votimi, raportohet nga gazetari Limos Didani.

Ndërkohë ka përfunduar numërimi i votave të primareve të PD-së në Këlcyrë dhe Përmet, për qarkun e Gjirokastrës. Bajram Hysaj deri më tani renditet i pari me  270 vota, ndërsa i dyti vjen Arben Ristani me 95 vota.

Rezultati i Këlcyrës

1-Bajram Hysa 131 vota

2-Alma Buci Kore 55 vota

3-Arben Ristani 51 vota

4-Ndriçim Seferi 9 vota

5-Anila Kuka Caca 6 vota

6-Xhaferr Meço 6 vota

Rezultati i Përmetit:

1-Bajram Hysaj 139 vota

2-Arben Ristani 40 vota

3-Alma Buci Kore 24 vota

4-Anila Kuka Cacaj 4 vota.

Lini një Përgjigje