Prej një 3 orësh vijojnë debatet dhe tonet e larta në seancën e sotme plenare në Kuvend.
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj kishte bërë kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, mirëpo kreu i qeverisë nuk u paraqit vetë, por dërgoi delegoni ministren. Kjo nuk u prit mirë dhe kjo pasoi me replikën e Ballës ndaj Shehajt, ku i tha “ty s’të kam në refene. Shko merru më Lulin”.
Balla lëshoi akuza në drejtim të Shehajat, ndërsa theksoi se ky i fundit të rrijë urtë dhe ta mbajë mirë me Bashën, pasi ky i fundit mund të tregonte për ‘disa çanta’.
“O zoti kryetar, ça po hidhni në votim? O zoti Braçe, ai është në rol. Teatri që sapo dëgjuam në Kuvend, është i padëgjuar. Zotëri, kushtetuta e Republikës i jep të drejtën kushtetuese të delegoj. Ore s’po përgjigjem ty. Pusho ti pusho. S’të kam në refene. Ik merru me Lulin, ik fërkojë se po foli Luli ike ti. Mbaje mirë me Lulin se po tregoi ai se si i sillje çantat ti…Me mua do merresh ti? Ouu. Çoheni ju me buton 10 veta këtu?! Kështu i jepni firmat ju? Me të çuar në këmbë? Çohuni, Agron Shehaj, Avokat Populli.
Lini një Përgjigje