TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 12:18

“Prisni që Rama të respektojë marrëveshje ‘gentleman’-ash?”, Paloka: Mbylleni farsën e Avokatit të Popullit

Shkruar nga Pamfleti

“Prisni që Rama të respektojë marrëveshje

Në Kuvendin e Shqipërisë vijojnë debatet lidhur me ccështjen e Avokatit të Popullit, ndërsa opozita ka tërhequr firmat për kandidatët dhe kërkoi nxjerrjen e kësaj pike nga rendi i ditës.

Deputeti demokrat Edi Paloka, gjatë seancës, akuzoi maxhorancën se po luan sa i takon firmave për Avokatin e Popullit.

Ai tha se nuk presin që Rama të zbatojë marrëveshje gentelman-ash.

“Prisni nga Rama që të bëjë marrëveshje ‘gentleman’-ash? Mos prisni. Këta nuk zbatojnë as rregullore dhe as ligje dhe as Kushtetutën!

As nuk duhet ta zgjasim më këtë diskutim. Këtu është e qartë që nuk marrëveshje apo që të ketë Kuvend. Këtu po luhet në këtë mënyrë, që po luani me firmat. A thatë që ia latë procesin opozitës?

Pasi patë se u mblodhën firmat, thatë; ia kemi lënë opozitës! Mbylleni këtë farsë të radhës dhe të vazhdojmë!”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje