Deputeti i Partisë ‘Lëvizja Bashkë’, Redi Muçi ka folur për votat e Avokatit të Popullit, teksa i është kthyer të dy partive PD dhe PS. Ai tha se sot seanca e Kuvendit do të mbyllet me Endrit Shabanin Avokat të Popullit.
Muçi tha se Shabani mbështetet nga firmat e demokratëve dhe i emëruar nga votat e socialistëve.
"Zoti ministër foli për seriozitet, por për mendimin tim nuk ka gjë më qesharake sesa që kemi 2 orë e 20 minuta ku burra e gra zihen për Endri Shabanin për një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja që po luftonte kundër sistemit të kalbur të politikës. Mesa duket sot nga kjo sallë do të dalim me Avokat Populli Endri Shabani me firmat e PD dhe votat e PS. Kur e quani lepur të Surrelit, pse i hodhët firmat? Për PS, si e ëmbëlsuat Endrit Shabanin, ose më mirë si iu ëmbëlsoi ai juve që do të zgjidhni Avokat të Popullit", tha Muçi.
Lini një Përgjigje