
Kryetari i partisë Nisma Thurje, Endrit Shabani, u pyet përse Nisma Thurje nuk bashkëpunon me Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë.
Shabani tha në “Open” se Nisma Thurje e mbështet SPAK, ndryshe nga se veprojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ai tha se PD duhet të reformohet.
Endrit Shabani: Ne duam që prokurorët e SPAK të shtohen akoma më shumë. Ne e mbështesim SPAK. Ndërsa, Sali Berisha e Ilir Meta sa duket nuk janë aq dashamirës ndaj SPAK. Ne mund të bashkëpunojmë, në rast se PD do të reformohet.
Por, kështu siç janë gjërat, nuk mund të bashkëpunojmë me Sali Berishën, që është subjekt i SPAK. Po u bashkuam me Berishën, ne futemi në rrugë tjetër, që nuk është parimi ynë. Ndryshe nga Berisha, unë jam fringo.
Lini një Përgjigje