
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin e “Pamfletit” në “YouTube ishte kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.
Ai u pyet nga moderatorja mbi ngjarjen e fundit, shëndetin e Kryepeshkopit Janullatos. Idrizi i uroi atij shërim të shpejtë, por tha që kreu i ri i Kishës duhet të jetë shqiptar.
“Është një moment që më tërheq vëmendje, por nuk kam informacione. Unë i respektoj të gjitha institucionet fetare. Nuk kam qenë dakord me lëvizjet e Janullatos, por nuk kam reaguar. Është moment shumë i rëndësishëm që pasardhësi, e para ti urojmë shërim, të jetë përfaqësues i autqefalisë dhe ortodoksëve shqiptare. Ky është urimi im dhe në interes të çdo shqiptari”, tha ai.
Lini një Përgjigje