TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2024, 18:28

Pse e pushoi SPAK hetimin pasuror ndaj Gjin Gjonit, ish-gjyqtarit të korrupsionit e lidhjeve me krimin

Shkruar nga Pamfleti

Do jetë shumë e rëndë dhe asgjësim moral e institucional për SPAK-un, nëse pushimi i hetimit për mafiozin Gjin Gjoni, është pazar i Sali Berishës e Edi Ramës...

Pse e pushoi SPAK hetimin pasuror ndaj Gjin Gjonit, ish-gjyqtarit të
Gjin Gjoni

Në raportet për efekt të vettingut, u skedua pasuria e deklaruar prej 2.2 milionë Euro e Gjin Gjonit dhe burimet e sigurimit të saj; fshehja e afro 2 milionë Euro pasuri; 1 milionë Euro me fajde etj, si dhe lidhjet me kriminelë dhe mbi 300 vendime gjyqësore që ka shitur në favor të tyre, të zyrtarëve e biznesmenëve të korruptuar, duke i shpëtuar nga prangat e sekuestro...

Në muajin shkurt 2023, SPAK filloi hetim pasuror për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni, mbështetur në raportin e Komisionit të Vettingut, në raportin sekret të Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar dhe në rapartet administrative të ILD e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Objekti i hetimit të Gjin Gjonit, ishin pasuritë e tij në vlerë 2.2 milionë Euro të deklaruara, pasuritë e fshehura e të zbuluara nga ILDKPI e komisioni i vettingut; dhe lidhjet me individë e grupe kriminale, të cilët i ka favorizuar me vendime gjyqësore, kundrejt shpërblimeve financiare.

Por pas 1 viti hetime nga agjentë të BKH, hetimi pasuror për Gjin Gjonin është ndërprerë me urdhër të prokurorëve të SPAK, duke hequr dorë nga dërgimi para drejtësisë së merituar.

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni, po hetohej në kuadër të ligjit të dekriminalizimit e ligjit anti-mafie, që përfshinë gjyqtarë të korrupuar me pasuri të zeza e të lidhur me krimin, që përjashtohen nga sistemi i i drejtësisë me vetting, ose japin dorëheqje para se të përballen me procesin e vettingut.

Gjyqtari plepesit Gjoni, i njohur si “çekiçi i zi” i Sali Berishës e Ilir Metës, dha dorëheqjen më 20 korrik 2020, një javë para vettingut, duke deklaruar se po dorëhiqej mbasi nuk kishte besim te procesi i vettingut; dhe se Sali Berisha do ta kandidonte për deputet të PD

Në fakt, Gjin Gjoni dha dorëheqjen, pasi u njoh me raportin e hetimit financiar dhe me dosjet e dorëzuara në KPK e ONM, nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, ILDKPI, SHISH e Anti-Krimi.

Në raportet e tyre hetimore për efekt të vettingut, ishte skeduar pasuria e deklaruar 2.2 milionë Euro e Gjin Gjonit dhe burimet e sigurimit të saj; fshehja e afro 2 milionë Euro pasuri; 1 milionë Euro me fajde; lidhjet me kriminelë dhe mbi 300 vendime gjyqësore që kishte shitur në favor të tyre, të zyrtarëve e biznesmenëve të korruptuar, duke i shpëtuar nga prangat e sekuestro.

Por segmentet e dyshimta brenda SPAK, kanë ndërprerë hetimin pasuror e penal për Gjin Gjonin, dhe kanë bllokuar provat e gjetura nga BKH gjatë 1 vit hetime; me qëllim që ai të shpëtojë nga sekuestrimi e burgosja, megjithëse është gjyqtari ekzemplar i korrupsionit e lidhjeve me krimin.

Ndoshta, me këtë lidhet fakti, që Gjin Gjoni, 3 orë para protestës së PD, krekosej si i pastër trim, gjatë një konference për mediat, që dha si Kryetar i Degës së PD- Lezhë, ku u betua se do rrëzohej qeveria hajdute e lidhur me krimin; dhe do kthehen në pushtet Sali Berisha e Ilir Meta.

Do jetë shumë e rëndë dhe asgjësim moral e institucional për SPAK-un, nëse pushimi i hetimit për mafiozin Gjin Gjoni, është pazar i Sali Berishës e Edi Ramës./Pamfleti

gjin gjoni spaku pushon hetimi hetimi pasuror

Lini një Përgjigje