TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2024, 17:56

A do vijnë në Himarë Kyriakos Mitsotaqis e Nikolas Geixh, për të mbështetur Petron e Vorio Epirit?

Shkruar nga Pamfleti
A do vijnë në Himarë Kyriakos Mitsotaqis e Nikolas Geixh,
Kyriakos Mitsotakis në Himarë /

E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë, është që kandidatin grekofil, para zgjedhjeve ta bekojë Anastasis Janullatos, siç bekoi në burg Fredi Belerin, duke u lutur për lirimin dhe betimin e tij kryetar bashkie...

Tashmë është fakt, që Petros Gjikurias, idhtari ekstremist i lobit anti-shqiptar të ëndrrës shoviniste greke “Vorio Epir”; është mirëpritur, pranuar dhe emëruar nga Sali Berisha e Ilir Meta për kandidat të PD-PL në Himarë, së bashku me PBDNJ e Dules që është në “tavën” greke.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti” nga kupola e PD, thuhet se Sali Berisha ka rënë dakord me kryeministrin Kyriakos Mitsotaqis dhe me mikun e tij, shefin e lobit Panepirot anti-shqiptar, Nikolas Geixh, që këta të dy, para datës 4 gusht, të jenë prezent në Himarë, në një tubim në mbështetje të kandidatit të tyre Petros Gjikurias.

Dihet, që Sali Berisha nuk do jetë fizikisht me ta në Himarë, për shkak se është në “Arrest shtëpie”, por mund të komunikojë online; ndërsa fizikisht në krahë të Kyriakos e Nikolas Geixh do jetë Ilir Meta, aleati i partisë “Agimi i Artë”.

Askush nuk i ndalon, mbasi Mitsotaqis është kryeministër i Greqisë, Nikolas Geixh-it i është hequr masa “Non grata” në Shqipëri që në vitin 2005, nga Sali Berisha që ia kishte vënë në vitin 1995.

A do vijnë në Himarë Kyriakos Mitsotaqis e Nikolas Geixh,
Nikolas Geixh /

Dhe logjikisht e zyrtarisht, ata do jenë në Himarë me fjalime, thirrje e flamuj grek siç kanë bërë përherë; për të mbështetur kandidatin e tyre Petros Gikurias, të regjistruar në emër të dy partive shqiptare PD e PL dhe të reshtuara në një front me lobin anti-shqiptar.

Themi që është kandidati i tyre, mbasi në një deklaratë për mediat, Petros Gjikuria, tha se kandidimi për Bashkinë e Himarës, ishte kërkuar prej tij e miqve të tij dhe u pranua menjëherë nga krerët e opozitës shqiptare.

Petros Gjikurias, nuk e tha troç që kandidaturën e tij e pëlqeu, pranoi dhe e miratoi Sali Berisha; por këtë të vërtetë e tha publikisht, Kryetarja e PD-Himarë, Afrovita Dhimojani, e cila deklaroi:

- Kandidaturën e Petros Gjikurias e kemi mësuar nga mediat. Ne si degë e PD- Himarë, nuk jemi pyetur fare nga kryesia qendrore e PD në Tiranë, madje as pas shpalljes të tij nuk po na kontakton.

A do vijnë në Himarë Kyriakos Mitsotaqis, Nikolas Geixh e bashkë me to ushtria e grupit “Mavi” dhe krerë të partisë “Agimi i Artë”, për të mbështetur kandidatin e përbashkët të lobit të anti-shqiptar të “Vorio-Epirit” dhe të Sali Berishës e Ilir Metës?

Të shohim nëse do vijnë apo do ndryshojnë mendje; por e vetmja gjë që mbetet për t’u bërë, është që kandidatin grekofil, para zgjedhjeve ta bekojë Anastasis Janullatos, siç shkoi e bekoi në burg Fredi Belerin, duke u lutur për lirimin dhe betimin e tij si kryetar bashkie./Pamfleti

kyriakos mitsotakis nikolas geixh petro i vorio epirit

Lini një Përgjigje