TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2023, 21:07

“PS nuk ka asnjë përgjegjësi”, Ndreca për kaosin në Kuvend: Opozita është çmendur, nuk do bëjmë terapistin!

Shkruar nga Pamfleti

“PS nuk ka asnjë përgjegjësi”, Ndreca për kaosin

Për juristin Plarent Ndrecën, mazhoranca nuk ka asnjë përgjegjësi për atë se çfarë po ndodh në Kuvend si shkak i nismës së opozitës.

I ftuar në emisionin ‘Ditari‘ në “A2CNN”, Ndreca tha se opozita është fajtore për mos funksionimin normal të parlamentit dhe se në këtë drejtim mazhoranca nuk ka asnjë rol.

“Kjo është opozita, edhe sikur duam ta injorojmë nuk na lë. Ne mund të kemi shumë përgjegjësi po letra për t’i vënë zjarrin parlamentin, nuk e kemi, letrën nuk ia dhamë ne Flamur Nokës për t’i vënë flakën parlamentin, përçudnojnë parlamentin për të mbrojtur parlamentin, sa qesharake janë bërë si opozitë, sa kërkesa ka bërë në gjykatë Kushtetuese opozita për këto veprime të mazhorancës, pse nuk e kanë bërë, sepse e dinë që nuk ka shkelje Kushtetuese. Mazhoranca nuk ka asnjë përgjegjësi, nuk mund të kemi përgjegjësi dhe për opozitën, por sillemi siç duhet të sillemi, se çmenden 10 parlamentar, edhe këtë duhet ta kemi në dorë, do bëjmë edhe te terapistin e opozitës”, tha Ndreca.

Ai u ndal edhe në propozimet e socialistëve për Komisionet Hetimore, duke dhënë argumente si jurist se përse do duhet ndërhyrë në ligj.

Pas komisionit të famshëm Tabaku, u deklarua nga Rama që do rishihet ligji për Komisionet Hetimore, se ky Komision ishte qartë për mos respektimi i dinjitetit të njerëzve, parimeve Kushtetuese, në gjykimin tim si jurist ishte komision dizastër nga procedura dhe kishte një arsye, përveç politike, dhe ligji, që është shumë i vjetër, shumë i paplotësuar, nuk ka parime të përcaktuara qartë”, përfundoi ai në studion e A2 CNN.

 

ndreca opozita kuvendi

Lini një Përgjigje