Ditën e sotme kryetari i PS, Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në qarkun e Beratit.
Ai u tha qytetarëve të mos bëhen me Partinë Socialiste, por ata nuk mund të votojnë “faqen e zezë”, referuar dyshes Berisha-Meta.
“Faqja e zezë ka sjellë kandidatë në çdo bashki. Ata janë kandidatët e faqes së zezë e të kërkojnë vota për faqen e zezë e të premtojnë në emër të faqes së zezë dhe nuk janë të vetëdijshëm se kanë turpëruar veten emrin e familjes së tyre. Imagjinoni ju vota Mitat Frashëri te votonte sot “Salike Floririn”. Le të mos me shohin mua, le të mos të më votojnë. Në emër të kujt votoni ju kandidatët e faqes së zezë?”
Nga bashkia e Beratit, Rama u shpreh para qytetarëve se akuzat që opozita drejton ndaj qeverisë së tij, tregojnë veprimet e demokratëve kur ata ishin në pushtet
“Sa herë keni dëgjuar që edir ama ka konto offshore. Unë thosha më duket se kanë këta se nuk mund të akuzosh një njeri kur nuk ke provë po nuk e bëre vetë. Po nuk apte vjedhur vetë nuk i thua tjetrit hajdut. Offshore na dolën ato, i patë apo jo?
Për gratë e Beratit, Rama la një porosi: “Mos lënë krushk që ka burrin demokrat, mos lënë gjitonë që ka burrin demokrat, shoqe pune që ka burrin demokrat dhe shitëse dhe i pa i dhënë kurajo të sjellë burrin në vete. T’i thotë burrit: Mos na turpëro”.
Në zgjedhjet vendore të 14 majit kandidati i PS Ervin Demo do të jetë në garë me Zija Ismailin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Lini një Përgjigje