TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Prill 2024, 18:08

"PS ka dy skuadra në burg, njëra e qeverisë tjetra e bashkiakëve", Haklaj: Trekëndëshit të Bermudës po i vjen fundi!

Shkruar nga Pamfleti

"PS ka dy skuadra në burg, njëra e qeverisë tjetra e

Azgan Haklaj shprehet se mandati Olta Xhaçkës është i papajtueshëm me kushtetutën, duke shtuar se mazhorancës po i shtohet skuadra në burg, sa nga qeveria sa nga bashkia.

‘Mandati i saj është i papajtueshëm. Ka marrë një status me dokumenta fallco. Është investitor strategjik. Në shkelje flagrante të ligjit. PS i bëri mbrojtje politike. Për të treguar se mazhoranca ka formë, për ta zvarritur që të shkojë deri në fund të mandatit. Kemi dy skuadra. Njëra skuadra e qeverisë, tjetra e bashkiakëve. Dy skuadra futbolli po shkojnë në burg. PS duket e tronditur rëndë. Është e pafalshme, ajo që ka ndodhur me bashkinë e Tiranës. Por më i rëndë është edhe teatri që bëhet nga ata që protestojnë tek bashkia Tiranë. Problemi që kanë këta e kanë me SPAK. Aq shumë po i tronditur SPAK sa bëjnë veprime të çoroditura. A e shihni zotin Meta? Kërkon një raport. Edhe fjalimi i zonjës Kryemadhi, kur tha se gratë bëhen mish për top për burrat.’, tha Haklaj.  

Haklaj përsërit akuzat për ‘trekëndëshin e Bermudës’, Berisha-Rama-Meta se bashkëpunimi i tyre po i vjen fundi.

'Dy vite e kusur na kanë sulmuar Lul Brava. Tani kanë përfunduar tek brava e Edi Ramës. Kthimi i Berishës është karshillëk ndaj SHBA, karshillëk ndaj SPAK. Kjo aleancë e çatisë e kullave është frymëmarrje provizore e autokracisë. Lufta imagjinare 6-mujore në parlament, lufta imagjinare në parlament ka mbaruar. Betejën kryesore e kanë për vulën. Vulën e ka PD-ja, kryetar është Lulzim Basha. Gjykata e Lartë e ka kthyer që Apeli të japë vendim. Kur të vijë ky moment do hapet ajo dosje dhe shikohet dokumentacioni me çfarë është firmosur', u shpreh Haklaj.

Nga ana tjetër, ai shton se Berisha duhet akuzuar edhe për ndotje akustike për fjalimet tek ballkoni.

'Për ndotje akustike Berisha mund të ketë akuzë tjetër? Sa kushton një ditë e zotit Berisha aty? Vëmendja mediatike. Është ballkoni i fundit anti-amerikan. Ka përpjekje për institucionalizimin e anti-amerikanizmit. Në vend që ti shprehim mirënjohje, i bëjmë karshillëk SHBA', theksoi Haklaj.

Lini një Përgjigje