
Për Gazment Bardhin, tërheqja e PS-së nga amnistia penal dhe gatishmëria për të rishikuar draftin është një ‘teatër i shëmtuar’ i Lulzim Bashës.
Sipas tij, mosdakordësia për të votuar projektligjin ka qenë një plan që prej fillimit për të bërë të mundur zhvendosjen e vëmendjes nga protesta e Rithemelimit në 20 shkurt.
“Mu duk si një teatër i mirëorkestruar, Uroj mos të ketë qenë kështu sepse do hidhte poshtë vlerësimin që unë e quajta korrekt për Bashën. Zhvillimet po tregojnë se ishte një teatër i pështirë për të zhvendosur vëmendjen nga protesta e 20 shkurtit. Mesa duket ishte një lojë, bëj sikur zihemi që më pas të shkojmë si çeçua për ta votuar”, u shpreh Bardhi.
Më herët Bardhi, deklaroi se Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Bardhi tha se me këtë projekt-ligj, profesionet e lira tatohen më shumë edhe se oligarkët.
Gjithashtu, Bardhi u shpreh se presidenti Bajram Begaj duhet të jetë me qytetarët dhe të mos dekretojë projekt-ligjin për zonat e mbrojtura.
"Jam këtu për t’ju thënë se do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Profesionistët e lirë sot taksohen më tepër edhe se oligarkët e kjo nuk mund të jetë normale. Një thirrje kam edhe për presidentin Bajram Begaj, që të mos e dekretojë ligjin për zonat e mbrojtura, të mos bëhet me maxhorancën, por të jetë me qytetarët.
Ju pyetët nëse parlamenti do të funksionojë normalisht. Parlamenti do funksionojë normalisht, në momentin që maxhoranca do të trajtojë siç duhet opozitën", tha Bardhi.
Lini një Përgjigje