
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, tha se PD është e vendosur që të votojë vetëm një projektligj, atë që nuk përfshin zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja.
Ai shprehet se nuk po kërkojnë pazar dhe se nuk dëshirojnë që ligji të votohet fshehurazi. Deputet i PD-së shton se gjuha e arrogancës dhe e kërcënimi është e papranueshme.
Alibeaj thotë gjithashtu se mirëpret tërheqjen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarve për korrupsion nga GJKKO.
‘Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një Projekt-ligj për Amnistinë Penale, i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja.
Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratike nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarve. Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit, është e papranueshme, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike.
Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparencë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut.
Ne e mirëpresim tërheqjen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarave për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar", shkruan Alibeaj.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votojnë ligjin për amnistinë penale, ndërsa ka lënë të lirë mundësinë për tërheqjen nga amendamenti i propozuar prej tyre, që parashikon se edhe personat e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite burg.
Duke ju përgjigjur akuzave të opozitës nga amendamenti i propozuar prej mazhorancës falen zyrtarët e korruptuar të dënuar nga GJKKO, ministri tha se nga ky amendament përfitojnë vetëm 3 ish-punonjës të policisë së Kukësit të dënuar për shpërdorim detyre.
Manja deklaroi se Amnistia Penale është e cunguar pasi 95 përqind e veprave penale të parashikuara në Kodin Penal nuk parashikohen.
Lini një Përgjigje