TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2024, 12:08

“Nuk përfitojnë të dënuarit nga GJKKO”, Manja: Amnisti e cunguar, 95 përqind e veprave të Kodit Penal nuk përfshihen!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk përfitojnë të dënuarit nga GJKKO”, Manja:
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, thotë se nga amnistia penale përfitojnë 3 ish punonjës policie të dënuar për shpërdorim detyre në Kukës

Ministri Manja ka deklaruar se Amnistia Penale është e cunguar pasi 95 përqind e veprave penale të parashikuara në Kodin Penal nuk parashikohen.

Ai ka theksuar se si pasojë e amnistisë nuk do të përfitojnë ata të cilët janë dënuar nga GJKKO, por persona si në rastin e Ilirit, një persona që u mor shembull nga ministri për të treguar se se amnistia para së gjithash ka synim ndihmën dhe rehabilitimin e personave që kanë vuajtur 2/3 e dënimit.

"Iliri është i martuar ka 7 fëmijë ka qenë i dënuar me shërbim prove. Është punësuar i është kthyer normalitetit jetës së rregullt dhe do të bëjmë çmos të arsimojë 7 fëmijët. Gjithësi meqë jemi te amnistia e solla shembullin e Ilirit se amnistia penale një nga parimet kryesore ka humanizmin. Bëhet për amnisto për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur 2/3 e dënimit. Ka mbi 4 vjet që në Shqipëri ka pasur amnisti penale. Më vjen keq që nuk e kanë lexuar ligjin. Hodhi sikush një gurë në zall dhe u bën të gjithë bashkë të shpejtojmë republikën. Është një amnistie  cunguar 95% e veprave penale që ka kodi penal janë të përjashtuara nga kjo amnisti. Askush prej nesh s’ka pasur si qëllim të amnistoj asnjë person të dënuar nga GJKKO. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën. Në variantin fillestar ky amendament nuk ka qenë. Përfitojnë 3 ishte punonjës policie të dënuar në pikën kufitare të Morinës."- tha Manja

Manja tha se janë gati që të ulen me opozitën dhe të rishikojnë këtë amendament.

Sa vota keni? Do e fusim në parlament kur deputetët e opozitës të jenë në sallën e parlamentit dhe do jenë ata që do e kërkojnë futjen në rend dite. Ne e kemi bërë detyrën tonë, kemi depozituar ligjin ka tre muaj. Tani është në seancë plenare, kur të bëhen gati. Do të kërkoja dhe dëshiroja që ky ligj të marrë votat e gjithë deputetëve të kuvendit. Jemi të gatshëm të ulemi për këtë amendament, por nëse qenka hataja për opozitën se do përfitojnë 1 vit ulje dënimi 3 ish punonjës policie për shpërdorim detyrë në Kukës tërhiqemi ne nuk është problem”, tha Manja.

#ulsi manja amnistia penale

Lini një Përgjigje