
Drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka komentuar fitoren e Partisë Socialiste në këtë qark, duke theksuar rëndësinë e votës preferenciale dhe përzgjedhjen e kandidatëve lokalë.
Sipas saj, vota e shpërndarë në të gjithë listën tregon që qytetarët kanë njohur kandidatët dhe kanë vlerësuar punën e tyre në komunitet. “Ceno Klosi ka marrë mbi 16 mijë vota, Asforaj Haxhiu rreth 12 mijë, dhe Antoneta Dhima mbi 6 mijë. Kjo tregon që kemi bërë zgjedhje të mira në ekipin tonë”, u shpreh Balluku.
Ajo shtoi se përfaqësuesit e PS-së këtë herë janë kryesisht nga vetë zonat ku kanë kandiduar, dhe se fushata u përqendrua në njohjen e drejtpërdrejtë të njerëzve me kandidatët.
Belinda Balluku: Përsa i përket votës preferenciale e vlerësoj shumë se tregon që kemi bërë një zgjedhje të mirë në skuadrën tonë. Vota preferenciale është e shpërndarë në të gjithë listën, por nga ana tjetër kemi vendet e para siç është Ceno Klosi që kryeson listën me mbi 16 mijë vota, rasti i mjekut Asforaj Haxhiu nga Lushnja rreth 12 mijë vota apo rasti i Antoneta Dhimës më e votuara nga femrat mbi 6 mijë vota. E gjithë kjo tregon që kemi bërë zgjedhje të mira dhe nga ana tjetër kësaj radhe kemi patur një përfaqësim me njerëz që janë lindur dhe rritur këtu. Ceno Klosi ka lindur në Fier, është rritur dhe shkolluar këtu pastaj me kontribute në PS, me arritje në karrierën e tij. Siç është edhe rasti i Altit, vjen nga një familje socialiste në thelb, por ama është vlerësuar edhe për faktin që është një nga kirurgët më të mirë në Shqipëri, jo vetëm në Qark dhe njerëzit e njohin personalisht. Tregon që këtu është bërë një fushatë që njerëzit kanë arritur të njohin kandidatët se po të shohësh votat janë të shpërndara sipas zonave ku ata kanë punuar. Kjo tregon të gjithë suksesin e fushatës.
Lini një Përgjigje