
Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i sapozgjedhur i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndau një episod domethënës që përfshin një emër të njohur të letërsisë shqiptare – Lea Ypin.
Costa rrëfeu se Rama i kishte dhuruar një kopje të romanit të saj në gjuhën portugeze, një gjest që i ndryshoi këndvështrimin për historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit.
“Kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbonë, u apasionova nga ai dhe është një novelë fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të Ballkanit”, deklaroi Costa. Ai shtoi se, i impresionuar nga vepra, e ka përdorur atë si dhuratë për festat e fundvitit për kolegët e tij në rajon: “Unë ua kam dhuruar si dhuratë Krishtlindjesh atë libër liderëve ballkanikë.”
Lea Ypi, me romanin e saj autobiografik “Free: Coming of Age at the End of History”, është kthyer në një zë të rëndësishëm të dialogut europian mbi tranzicionin post-komunist. Fakti që kjo vepër është përdorur si mjet “diplomatik” tregon jo vetëm peshën kulturore të autorit shqiptar në arenën ndërkombëtare, por edhe pasionin e Ramës për penën e saj.
Lini një Përgjigje