TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 18:15

Gara për Tiranën, Gjylameti-Xhaçka dhe Qefalia-Rakipi “luftë” për një mandat; Arben Pëllumbi dhe Etjen Xhafaj deputetët më pak të votuar

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën, Gjylameti-Xhaçka dhe Qefalia-Rakipi

E gjithë vëmendja tani është përqendruar në Tiranë, aty dhe ku garohet te vota preferenciale.

Te PD kemi një garë mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, ndërsa te PS po bëhet garë mes kandidatëve meshkuj dhe kandidatëve femra. Sa u takon të parëve, janë në garë Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi. Qefalia i ka marrë vendin Rakipit, dhe ky i fundit del pa mandat për shkak të kuotës gjinore.

Ndërkohë gara zhvendoset poshtë tij, ku janë Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka, me një diferencë të ulët mes tyre. Deri më tani mandatin e ka siguruar Gjylameti.

Ndërkohë rezulton se dy deputetët aktualë më pak të votuar në Tiranë nga PS janë Etjen Xhafaj (780 vota) dhe Arben Pëllumbi (1465 vota).

Gara për Tiranën, Gjylameti-Xhaçka dhe Qefalia-Rakipi

Lini një Përgjigje