TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 17:54

U godit me grusht nga vëzhguesi i Ornaldo Rakipit, sekretari i KZAZ në Kashar jep detaje nga incidenti

Shkruar nga Pamfleti

U godit me grusht nga vëzhguesi i Ornaldo Rakipit, sekretari i KZAZ në

Remzi Mehmeti, sekretari i KZAZ-së nr. 30 në Kashar, ka zbuluar detaje nga incidenti i ndodhur pak orë më parë, ku u godit fizikisht brenda ambienteve të Qendrës së Numërimit nga një prej vëzhguesve të kandidatit të PS-së në listën e hapur, Ornaldo Rakipi.

Ishte një votë e pakontestuar, por vëzhguesit e kandidatit – nëse ishin realisht të tillë, kontestuan me shumë agresivitet. Më ofenduan, kaluan perimetrin e sigurisë dhe pastaj ndodhi ajo që patë. Nuk na lanë të zbatojmë procedurën ligjore. Kam bërë kallëzim në komisariatin nr.6”,  shtoi ai, duke theksuar se nuk i njihte autorët dhe pret që policia të veprojë.

Incidenti ka sjellë reagimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka revokuar të gjitha akreditimet për vëzhguesit në KZAZ 30. Procesi i numërimit do të vijojë, por tashmë pa praninë e përfaqësuesve të partive politike dhe vetëm nën monitorimin e kamerave të sigurisë.

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze për qetësinë dhe ligjshmërinë e fazës finale të numërimit në zgjedhjet e 2025-ës, veçanërisht në Tiranë, ku Ornaldo Rakipi lufton për një mandat mes kontestimeve të forta.

Lini një Përgjigje