
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, mbërriti sot në Tiranë, ku u prit nga Kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.
“Kryeministria – Mbërritja e presidentit të Këshillit Europian Antonio Costa”, shkruan Rama në Facebook.
Vizita e Costës në Shqipëri vjen në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor dhe një ditë para Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian (KPE), i cili do të zhvillohet nesër, më 16 maj, në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë ditës së sotme, Costa pritet të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama dhe Presidentin Begaj, ndërsa nesër do të bashkëpresë samitin, ku do të marrin pjesë 47 liderë nga i gjithë kontinenti.
Samiti, i cili mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, do të fokusohet në çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit evropian, nën moton “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”. Vizita e Costës dhe organizimi i këtij eventi në Tiranë shihen si një moment historik për rolin e Shqipërisë në arkitekturën politike të Evropës.
Lini një Përgjigje