TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 16:10

Prapaskenat e sherrit te KZAZ 30: Ornaldo Rakipi humbet mandatin e deputetit, ja merr Xhemal Qefalia

Shkruar nga Pamfleti

Prapaskenat e sherrit te KZAZ 30: Ornaldo Rakipi humbet mandatin e deputetit, ja

Zbulohen prapaskenat e incidentit te KZAZ 30, ku një vëzhgues i Ornaldo Rakipit qëlloi me grusht Sekretarin e KZAZ.

Incidenti ndodhi pikërisht në momentet kur po bëhej e qartë se Ornaldo Rakipi po humbiste mandatin e deputetit në Tiranë. Me 6,988 vota preferenciale, Rakipi ka zbritur poshtë Xhemal Qefalisë, i cili ka grumbulluar 7,209 vota deri tani. Shkak i sherrit u bë një votë e pavlefshme dhe duket se tani gara po bëhet pikërisht për çdo votë.

Edhe pse Rakipi ka më shumë vota se Anila Denaj apo Blerina Gjylameti, të dyja gratë e PS marrin mandat mbi bazë gjinore dhe Rakipi del jashtë.

Prapaskenat e sherrit te KZAZ 30: Ornaldo Rakipi humbet mandatin e deputetit, ja
Renditja aktuale

Për pasojë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërhyri menjëherë duke revokuar të gjitha akreditimet e vëzhguesve të KZAZ nr. 30 dhe duke pezulluar procesin e numërimit në këtë njësi. Vendimi zyrtar i firmosur nga Ilirjan Celibashi e bën të qartë se për çdo tavolinë numërimi do të lejohet vetëm një vëzhgues për subjekt, duke tentuar të rivendosë rendin në një nga zonat më të nxehta të garës në Tiranë.

Lini një Përgjigje