Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me protestat që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë, duke publikuar një pjesë nga një fjalim i kryeministrit Edi Rama në Kuvend.
Në videon e shpërndarë prej tij, Rama shprehet se shqiptarët nuk do të ngriheshin, një deklaratë që Salianji e ka lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në protestat e fundit.
Sipas ish-deputetit demokrat, tubimet e zhvilluara në Bulevard gjatë 11 ditëve të fundit tregojnë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë dhe kërkesën e tyre për ndryshim politik.
“Qytetarët shqiptarë tha nuk ngrihen dot. Doli u tall me prepotencë e arrogancë, me një qeverisje të kalbur me korrupsion që u shërben një grushti njerëz. Shihni sheshin dhe se si qytetarët e bënë të ndjejë thellë protestën e qytetarëve e të mos dinë ku të futen”, ka deklaruar Salianji.
Protestat në kryeqytet kanë vijuar për disa ditë radhazi, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Lini një Përgjigje