
Gazetari Poli Hoxha në podcastin ‘Të Pashoq’ ka folur lidhur me kontratën e lobimit të PD në SHBA, e cila ka një vlerë prej 6 milionë dollar. Pikërisht vlera e kontratës ka ngritur dyshime jo vetëm në qarqet mediatike dhe politike. SPAK ka nisur verifikimet lidhur me këtë kontratë, ndërsa Poli Hoxha paralajmëron se një verifikim i tillë mund të nisë edhe në SHBA.
Hoxha u shpreh se pyetja që lind është se nga vijnë paratë, pra kush është burimi i 6 milionë dollarëve.
“Pasi u publikua kontrata, pasi u tha se paratë janë dhënë nga patriotët, sot nuk kemi asnjë deklaratë. Berisha e anuloi konferencën për mediat, pasi natyrisht do të përballej me gazetarët. Ka një arsye shumë të fortë që Berisha iu shmang përballjes me gazetarët”, tha Hoxha.
Ai tha se shtabi amerikan i fushatës e ka këshilluar që të mos flitet lidhur me këtë çështje.
Kontrata e lobimit 6 milionë dollatë e PD në SHBA, konkretisht për çfarë bëhet fjalë?
Ky është lobimi më i madh në historinë e Shqipërisë, ndoshta edhe në të gjithë Rajonin. Edhe Qeveria e Beogradit e cila ka probleme për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë dhe kërkon të afrohet me SHBA, ka një fond 500 mijë dollarë në vit. Ndërsa vetë kompania shifrën më të lartë të lobimit e ka 80 mijë dollarë. Kontrata ka shumë hije dyshimi. Nuk besoj se do të kemi budalliqe pasi kemi historinë e Edi Ramës me Bilalin, kemi lobimin e Lulzim Bashës me vlerë 500 mijë dollar.
Kemi dy anë, anën ligjore, që mendoj se është e ligjshme, por ajo që kërcet është vlera e kontratës, nga vijnë këto para.
SPAK po bën një verifikim dhe besoj se do të ketë edhe një verifikim në SHBA. Mediat amerikane kanë trajtuar ardhjen e Chris LaCivita në Shqipëri, pasi bëri një lëvizje që tërhoqi vëmendjen, për faktin se nga fushata e Trump erdhi për të drejtuar fushatën e një partie, të një vendi të vogël, që ka problemet e saj. Pra dyshimi është që kemi të bëjmë me një pagesë të lartë, ndoshta jo më të madhe se pagesa 18-19 milionë dollar që ka bërë Trump për LaCivita dhe kompaninë e tij.
Lini një Përgjigje