Balla paralajmëron mbledhje grupi për "dezertimin" e Spiropalit, deputetja i përgjigjet nga Facebook-u...
Ajo që është përfolur prej disa ditësh duket se është konfirmuar. Shkarkimi nga posti i ministres së Jashtme ka sjellë tension mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit, tension që ishte vënë re, por sot ka shpërthyer.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, doli sot në një konferencë për gazetarët dhe u pyet mbi faktin që Elisa Spiropali nuk mori pjesë në seancën ku u votua për imunitetin e ish-ministres Belinda Balluku, edhe pse kishte një urdhër që askush të mos mungonte. Balla tha se do të ketë një mbledhje të posaçme për të diskutuar mbi këtë veprim të Spiropalit, duke sinjalizuar se deputetja edhe mund të ndëshkohet.
“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla.
Mirëpo pas deklaratës së Ballës, ka reaguar vetë Spiropali, duke dëshmuar se ka shumë tension në këtë mes. Spiropali flet me ironi dhe me kunja, duke deklaruar se vendimi i grupit duhet të jetë i menduar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut.
“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruan ajo.
Elisa Spiropali ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës. Nga drejtoreshë dogane, ajo u bë më pas deputete, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, kryetare e Kuvendit dhe në fund ministre e Jashtme. Por duket se diçka u thye. Në mbledhjen e grupit që Rama mbajti te Pallati i Brigadave, bëri disa ndryshime në qeveri dhe mes emrave të larguar ishte edhe Spiropali. Në vend të saj u vendos Ferit Hoxha. Nga të gjithë emrat, largimi i saj ishte më i paprituri. Kjo gjë solli edhe aludime më pas, teksa u përfol edhe për një mosmarrëveshje mes saj dhe Ballukut.
Ajo që shtoi dyshimet ishte edhe fakti që Spiropali bojkotoi seancën kur u vendos që të rrëzohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut. Mirëpo duket se konflikti vijon dhe sinjalet janë se “gjakrat” janë ndezur në PS. Është folur shpesh se ka shumë emra në radhët e socialistëve të pakënaqur dhe duket se ky do të jetë një mandat jo shumë i qetë për Ramën. /Pamfleti
Sa i peshtire ky balla, ku e kane gjetur kaq cop mishi hahaha.
Btavo znj.Spiropali! Eshte per tu admiruar qëndrimi saj!
Po cdo admirosh o shoqe e kooperatives.. Spiropali, nje pateonazhiste mediokre qe nuk la me pa vjedhur ne dogane dhe ne tenderat e kuvendit, gruaja e nje tepelensi te panginjur bashke me fare e fis injorante, ka inat perse e hoqen nga vendi i turistes pa fund neper bote me leket e shqipetareve..
PS nuk ekziston më! Nuk ka asnjë mendje të lirë, politikan kurajoz dhe me vizion të gjithëanshëm, në gjëndje të përballet me Ramën dhe të paraqesë një alternativë drejtuese. Kanë ngelur një grup teveqelësh sahanlëpirës servil që klasifikohen fare lehtë. Mjafton ti shikosh si zgurdullojnë sytë dhe rrinë si mumje në çfarëdo llojë mbledhje. Tipik “hunjë gardhi”. Prandaj nuk ka çfarë të plasi. Kjo Zonja do të vejë për dhjamë qeni, si shumë të tjerë para saj.
PS nuk egziston më. Rama e permend kur i intereson. Nga PS kaloi ne Rilindje, pastaj ne Zhvatje, tani ne Degjenerim Total.