Për dy ditë me radhë, Shkupi do të jetë mikpritës i një takimi të rëndësishëm rajonal mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili fokusohet në Planin e Rritjes për rajonin. Sipas agjendës, në këtë ngjarje do të marrin pjesë udhëheqësit kryesorë të rajonit, përfshirë kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç.
Takimi do të zhvillohet në prani të komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, si dhe përfaqësuesve të lartë të Komisionit Evropian, Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, ministrave për Çështjet Evropiane, organizatave rajonale dhe përfaqësuesve të institucioneve financiare ndërkombëtare.
Mediat maqedonase kanë konfirmuar edhe praninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili do t’i bashkohet punimeve të samitit. Kurti nuk ka marrë pjesë në asnjë samit të Tiranës ku kanë qenë jo vetëm krerët e Ballkanit por edhe të Europës dhe NATO-s. Në këto takime ka marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani.
Gjatë takimit dyditor, Komisioni Evropian do të propozojë një paketë të investimeve në vlerë prej 87.7 milionë eurosh nën Kornizën ekzistuese të Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF), e cila pritet të tërheqë pothuajse gjysmë miliardi euro në investime private për projekte të energjisë së pastër në mbarë rajonin, u tha në njoftim.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron përfitime për shtetet e rajonit që po përgatiten për anëtarësim në BE dhe gjatë takimit, pjesëmarrësit do të rishikojnë përparimin dhe do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.
Hapjen zyrtare të takimit, që do të mbahet nesër, do ta bëjnë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe komisionerja Marta Kos. Paneli i parë do të jetë i përqendruar në analizimin e Planit të Rritjes, ku do të diskutohen tema si zhvillimi i turizmit, mbrojtja e konsumatorit dhe ndërtimi i autostradave në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal.
Ndërkaq, paneli i dytë do të fokusohet në zbatimin e reformave dhe forcimin e tregut të përbashkët, me pjesëmarrjen e ministrave të Çështjeve Evropiane dhe përfaqësuesve të bankave ndërkombëtare si Banka Evropiane për Investime (BEI), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Botërore (BB). Takimi do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Mickoski dhe komisioneres Kos.
Takimi i Liderëve mbi Planin e Rritjes – Agjenda:
30 Qershor 2025
Ora 19:30 – Darka e Liderëve e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski
Vendi: “Ëinery Kamnik”, Shkup
Të ftuar: Liderët e rajonit, Komisioneri për Zgjerim dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore
Formati: 1+0
Ora 19:30 – Darka për Ministrat e Çështjeve Evropiane dhe partnerët zbatues
Vendi: Po ashtu “Ëinery Kamnik”
Të ftuar:
Ministrat për Çështje Evropiane (1+1)
Komisioni Evropian – Drejtori për Ballkanin Perëndimor (1+1)
Shërbimi i Jashtëm Evropian – Kreu për Evropën Juglindore (1+1)
Drejtorët e organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues (1+0)
Ambasadorët (të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar)
Për delegacionet e tjera, darka do të shërbehet në “Hilton Double Tree Hotel”, Shkup
1 Korrik 2025
Ora 09:30 – 14:00, Vendi: Hilton Double Tree Hotel, Shkup
Pjesëmarrës: Liderët e Ballkanit Perëndimor, Ministrat për Çështje Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm Evropian, organizatat rajonale dhe bankat zbatuese (EIB, BERZH, BB, etj.)
09:30 – 10:00
Mirëseardhje dhe deklarata për media
10:00 – 10:20
Fjalët hyrëse:
Kryeministri Hristijan Mickoski
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos
10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i Rritjes – Vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi”
Moderator: Kryeministri Mickoski
Temat:
Rishikimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat
Diskutim për iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të përbashkët)
Folësit:
Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuciq, Spajic, Krishto – në rend alfabetik) Komisionerja Kos
12:00 – 12:15
Foto familjare – Liderët dhe Komisionerja Marta Kos
12:15 – 12:45
Konferencë për media – Kryeministri Mickoski & Komisionerja Kos
(12:15 – 14:00 rezervuar për takime bilaterale)
12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i Shtyllave të Planit të Rritjes”
Moderator: Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani
Temat:
Zbatimi i agjendave të reformave
Tregu i përbashkët rajonal
Folësit:
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim Gert Jan Koopman
Përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian
Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor
Drejtues të CEFTA, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, BERZH, BB, etj.
14:00 – Foto familjare për Ministrat dhe partnerët zbatues
14:10 – Drekë dhe nisje
Lini një Përgjigje