TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2025, 11:10

Gjyqi për "Partizanin", Tritan Shehu “zbulon” komplotin ndaj Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi për "Partizanin", Tritan Shehu “zbulon”
Shehu, Berisha, Albana Vokshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj nisjes së procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen “Partizani”, duke e cilësuar atë si pjesë të një “komploti politik të vazhdueshëm” kundër opozitës dhe vetë demokracisë në vend.

Në një deklaratë publike, Shehu shkruan se ky proces është akti i fundit i një skenari të ndërtuar për të shkatërruar Partinë Demokratike, pas dështimeve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme të saj apo për ta kthyer atë sipas tij në një “filial të regjimit”.

“Një komplot në vazhdim që…

Mbasi dështoi me zhvillimet brenda PD.Mbasi PD, në sajë të Berishës, militanteve, anëtarëve që qëndruan të saj, nuk u kthye në një “filial” të regjimit.

Mbasi Berisha nga “lartësia” dërmoi izolimin.

Mbasi u arrit të realizohet në kushte ekstreme një fushatë zgjedhore e gjerë, dinjitoze me Berishën në drejtim.

Mbasi “non grata” e Berishës, si pjesë e atij komploti u qartësua krejt politike.

Po çelët tashmë dhe akti i fundit i këtij komploti.Një proces farsë, pa asnjë provë, krejt i montuar ndaj Berishës.

Por që në fakt do përfundojë si një “colpo di grazia” për vete “reformën” dhe institucionet e drejtësisë!

Një proces që do të kujtohet për zanafillën e tij si një njollë turpi për ata që po e iniciojnë.

Unë nuk e di si do të përfundojë formalisht ky proces në këtë “xhungël” të sistemit të drejtësisë, po besoj se akoma kanë mbetur profesionistë të lirë e me dinjitet në ato institucione.

Di se në të vërtetë do të përfundojë në “kosh”, si sipari i fundit i komplotit të dështuar ndaj PD, pluralizmit e demokracisë sonë”, shkruan Tritan Shehu, që falë këtyre marrëzirave, mban mandatin e deputetit në Gjirokastër, pavarësisht se në këtë Qark, PD është zhdukur nën drejtimin e tij.", shkruan Shehu në postimin e tij.

Ndërkohë, Shehu vazhdon të mbajë mandatin e deputetit në Qarkun e Gjirokastrës, pavarësisht kritikave për dobësimin e strukturave të PD-së në këtë zonë nën drejtimin e tij.

 

Lini një Përgjigje