TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 19:36

Përplasjet para Parlamentit, Berisha akuza të forta: Kriminelët e RENEA-s u tregun tytat e armëve deputeteve të PD

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet para Parlamentit, Berisha akuza të forta: Kriminelët e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për përplasjet fizike që ndodhën sot mes deputetëve të opozitës dhe forcave të policisë.

Në fjalimin e përnatshëm nga dritarja ku ndodhet në arrest, Berisha i cilësoi si kriminelë efektivët e RENEA, pasi sipas tij, ata u tregun tytat e armëve deputetëve të opozitës. Sipas tij, sot ishte ditë beteje për opozitën.

Sot në oborrin, në sallën e Parlamentit, opozita e frymëzuar nga qytetarët opozitarë, e vendosur të mbrojë me mosbindje civile Kushtetutën, ligjin, të drejtat e popullit opozitar, dëshmoi se ai parlament i narkoshtetit, nuk meriton të jetë asnjë ditë më.

Se ai parlament është thjesht një vegël e verbër e Edi Ramës, i cili për të trysnuar, për të dhunuar deputetët e opozitës, dërgoi aty kriminelë të RENEA-s, të armatosur që u drejtuan tytat e armëve deputetëve, të cilët në misionin e mosbindjes civile po përfaqësonin vullnetin e popullit opozitar.

Aktet e sotme të Elisa Spirogjokës, të deputetëve, të mercenarëve me uniformë, gardistëve, të cilët zbatonin urdhrat e Spirogjokës, bastardit të familjes Hoxha në krye të Ministrisë së Rendit, që sillte i tmerruar për veten e tij, bandën e RENEA-s kundër deputetëve, dëshmoi se parlamenti është në agoni dhe se jetën e ka të shkurtër”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje