TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2024, 19:20

PD përgatitet për trazira, Paloka: Destabilizimi i vendit, e vetmja rrugë për të larguar Ramën

Shkruar nga Pamfleti

PD përgatitet për trazira, Paloka: Destabilizimi i vendit, e vetmja

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka bërë thirrje për destabilizim të vendit, si e vetmja mënyrë që Shqipërisë t’i rikthehet demokracia dhe të jetë funksionale.

I ftuar në Syri Tv,  Paloka tha se sa kohë që Rama do të vijojë të jetë në pushtet dhe me kapjen e drejtësisë prej shumë vitesh tashmë, shqiptarët nuk do të mund të votojnë lirshëm.

S’ka më dilema mes demokratëve dhe jo vetëm, që me Ramën s’funksionon as marrëveshja as dialogu, mbetet vetëm rruga e forcës. Nëse se detyrojmë me forcë të pranojë kushtet tona, për t’u dhënë shqiptarëve atë që çdo demokraci e ka detyrim, zgjedhjet e lira e të ndershme. Ka një kompleks gjërash, kanë ikur shumë shqiptarë, cilësia e jetës, nuk është vetëm ekonomia. Janë në fund të tyre, s’ka siguri e asgjë. Çdo problem që ngrihet e del ka një shkaktar, është qeveria dhe Rama. S’i japim zgjidhje veç e veç, se nuk ndodh. Një zgjidhje, largimin e shkaktarit të problemit të qeverisë e Ramës, Largimi me votë, duhet që shqiptarët të lejohet të votojnë. Deri më tani kjo s’ka ndodhur. Nëse s’bëjmë qeveri teknike, s’kemi zgjedhje të lira në vend me Ramën. Duhet të gjejmë rrugë të tjera për t’u përballur me të, dhe për ta rrëzuar. Nëse pranuam të jetojmë 50 vite në diktature, po kthehemi njëjtë me të shkuarën. Si dy pika ujë dy diktatura. Nëse shqiptarët s’reagojnë, për të pranuar një diktaturë më të keqe se ajo që kemi kaluar, është në dorën  tyre”, tha ai.

Sipas ligjvënësit demokrat, përpara këtij realiteti që ndodhet vendi e vetmja rrugë mbetet destabilizimi. Kjo sipas Palokës duhet t’u bëhet e qartë edhe disa diplomatëve që mbështesin Ramën dhe ‘stabilitetin’ e një vendi ku është instaluar krimi e korrupsioni. Përmes destabilizimit, Paloka thotë se mund të arrihet qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.

Drejtësia është në duart e Ramës, s’ka mënyrë tjetër. Ose imponohemi me force, po s’e nisëm, rezultatin e dimë. Nëse s’hyjmë në një betejë, jemi të humbur gjithsesi. Kemi detyrim t’i provojmë të gjitha rrugët. Protestat do të jenë në vazhdim, Berisha, Bashkia, Thumana. Shpirti i revolotës e protestës është shuar krejtësisht, por pikësynimet që kemi s’i arrijmë dot me këto protesta. Forca, s’ka mënyrë tjetër për të komunikuar me Ramën. Rama s’ikën pa u destabilizuar vendi, por janë provuar të gjitha format. Ky s’lejon zgjedhje, çdo gjë po shkon më keq, po përpiqet të fusë sërish krimin në parlament, planet e tij”, tha ai.

Lini një Përgjigje