TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2023, 14:58

PD në kaos total/ Bardhi kërkon të thirret Këshilli Kombëtar për hapjen e zgjedhjeve, Kryesia i del kundër

Shkruar nga Pamfleti

PD në kaos total/ Bardhi kërkon të thirret Këshilli

Nuk kanë fund tensionet brenda Partisë Demokratike. Vendimi i Kryesisë për të shkuar në zgjedhje të reja e ndau PD zyrtare në dy pjesë, pasi një pjesë duan zgjedhje për kryetarin,  ndërsa disa jo.

Mes emrave që kanë dalë kundër është Gazmet Bardhi. Ky i fundit mësohet se ka bërë një tjetër lëvizje. Sipas burimeve, Bardhi ka kërkuar që të thirret mbledhja e Këshillit Kombëtar, pasi sipas tij, vetëm ky organ mund të marrë vendimin për të shkuar në zgjedhje.

Mirëpo mësohet se anëtarët e Kryesisë kanë dalë kundër. Këshilli Kombëtar ka shumë anëtarë dhe hedhja në votim aty e një vendimi të tillë nuk është i sigurt. Për këtë arsye ka nisur beteja që të mos mblidhet Këshilli. Deputetët kapen te pjesa se Këshillin Kombëtar e thërret kryetari. Duke qenë se PD nuk ka kryetar, atëherë ky organ nuk mblidhet. Kryesia vendosi që zgjedhjet të mbahen më 29 korrik, por duket se procesi po has në kundërshti dhe pengesa.

bardhi pd keshilli kombetar

Lini një Përgjigje