TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2023, 18:41

PD-ja kthehet në cirk, Korreshi ironizon grupin e Bashës: Vulën e ka Bardhi, asaj tjetrës pijini lëngun!

Shkruar nga Pamfleti

PD-ja kthehet në cirk, Korreshi ironizon grupin e Bashës: Vulën e

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshin ka deklaruar se tentativa e grupit të Bashës për të marrë vulën nga sekretari organizativ është nul, pasi me statut atë e ka Gazment Bardhi dhe askush tjetër.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Korreshi ironizoi edhe tentativën e kryesisë së partisë për të ‘krijuar’ një vulë të re, teksa shtoi se asaj mund t’i pijnë lëngun, ose ta vendosin në ballë”.

Pse kështu kanë thënë ata që kemi hequr dhe Gazin? Paskan qenë përpara ata, si paskan marrë vesh. Vulën kanë marrë, por nuk e shkarkojnë sot zotin Bardhi, sipas statutit vulën, sipas statutit e kishte dhe e ka zoti Bardhi.

Atë vulë që kanë ata të marrin e  t’i pinë lëngun, në sensin ta marrin ta administrojnë, nuk e di do e lënë ndonjëherë, se ata e bëjnë kështu shkojnë te gjykata kërkojnë vulën, ndiq nga mbrapa “Ku e do vulën, në ballë? Ja!””, tha Korreshi.

korreshi pd vula

Lini një Përgjigje