TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2023, 14:55

"Diplomat 5 vite peng"/ Presidenti takon studentët e mjekësisë: Do ta shqyrtoj ligjin me seriozitet

Shkruar nga Pamfleti
"Diplomat 5 vite peng"/ Presidenti takon studentët e
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur ditën e sotme në një seancë dëgjimore një përfaqësi të studentëve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës dhe dëgjoi me vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me ligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Ky ligj është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 21 Korrik 2023 dhe është aktualisht në fazën përmbyllëse pranë Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, konsideron se konsultat me palët e interesuara gjatë procesit legjislativ janë një instrument i çmuar për vendimmarrjen institucionale.

Në mbyllje të takimit, Presidenti siguroi përfaqësuesit e studentëve se do të shqyrtojë me seriozitet të gjitha argumentet e paraqitura prej tyre, si dhe argumentet e relatuara nga ligji para se të veprojë sipas kompetencës dhe procedurës kushtetuese.

bajram begaj studentët e mjekësisë

Lini një Përgjigje