Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit me kreun e Rithemelimit Sali Berishën është pyetur në lidhje me thirrjen e Petrit Vasilit në SPAK për lobimin e LSI-së ë SHBA.
Meta shkurt tha se nuk ka asnjë shqetësim për raportet me drejtësinë.
‘Asnjëherë nuk do të ketë asnjëlloj shqetësimi në raportet Ilir Metë s’më drejtësinë, shqetësimi është që afera e inceneratorëve vazhdon. Problemi kryeso është se paratë e qytetarëve digjen lumë nga korrupsioni që ka si garant kryesor edhe kreun e qeverisë. Mos kini asnjë shqetësim përveç shqetësimit që të mbrohen paratë e qytetarëve shqiptare.’- tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirë, Ilir Meta sot zhvilloi një takim këtë të martë me Sali Berishën pas humbjes së zgjedhjeve në Rrogozhinë. Pas përfundimit të takimit që zgjati rreth një orë, Meta pati një prononcim të shkurtër për mediat ku theksoi se është folur për vazhdimin e bashkëpunimit mes partive. Meta tha se do të vijojë denoncimi i aferës së inceneratorëve.
“Vendimi ynë është përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit që do të thotë vazhdimi pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e tmerrshme të djegësave që ka vajtur tashmë mbi 700 milionë euro dhe vazhdon çdo ditë dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë”, tha Meta.
Lini një Përgjigje