
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula zbulon prapaskenat e heqjes së emrit të tij nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, por dhe negociatat me PD-në dhe kushtin që I vendosi Berishës për të qenë në lista.
Për gazetarin Arbër Hitaj në “Report TV”, Sula tha se PD mund të marrë 4 mandate në Elbasan, ndërsa ai do i garantonte mandatin e 6 demokratëve në Elbasan.
Ndonëse ka rezerva për hetimin e dosjes së Sali Berishës, Sula thotë se kreu i SPAK është njeriu më i pakorruptuar dhe është fat që në krye të SPAK ka njerëz si ai që nuk bën kompromis por është gati të arrestojë dhe nënën e tij nëse është shkelur ligji.
Sula: Më kontaktoi Noka në kohën kur u mor vesh që nuk isha dakord me sjelljen e Lapajt… Lapaj humbi shansin e jetës së vet politike se mandatin e parë do ta kishte në Elbasan ...Po jam SPAK-ist, Altin Dumani nuk korruptohet, edhe nënën e vet e fut në burg nëse shkel ligjin.
Pyetje: Mesazhi i fundit që ke ndaj lidershipit demokrat
Sula: Nëse Sali Berisha mund Edi Ramën, unë Dashnor Sula ish student i dhjetorit do i ulem në gjunjë e do i puth këmbët e s'do të merrem me politikë. Nëse i humb zgjedhjet i kërkoj të çlirojë PD që ndonëse është opozitë të mund të ringrihet. Nëse Berisha do e mbajë peng, PD është e destinuar të ikë me arkivol në Tufinë apo Sharrë ku do të varroset Berisha"
Lini një Përgjigje