TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 18:19

Pazari për vulën e PD/ Sadushi ‘pëllumbi korrier’ mes Berishës dhe Ramës, festa para vendimit dhe ‘mulët’ brenda një gjyqi komik

Shkruar nga Pamfleti

Pazari për vulën e PD/ Sadushi ‘pëllumbi korrier’ mes

Një korrier pëllumb që çon “letra” mesazhesh tek të dy është Sokol Sadushi, me cenin Sadushaj që skema “Sali Rama” e mban aty për ditë të tilla të zeza

Flamur Noka doli me fytyrën e një idioti të lumtur nga godina e Gjykatës së Apelit dhe i krekosur këputi mufkën e radhës: “Më në fund i gjetëm disa gjyqtarë me integritet….” Muli dhe “mulët” e kishin harruar fjalën e udhëheqësit të tyre në takimin me avokatët në 20 qershor 2022.

Sali Berisha deklaroi: “Edi Rama pasi ka përqendruar të gjithë gjykimin e Gjykatës së Lartë në dorë të Sadushit, do ta përqendrojë gjykimin në Apel në dorë të të shoqes së Sadushit, Edlira Petri, e cila edhe sot bën ligjin, bën komunikatat, bën dallditë.

Gjykata e Apelit është e tëra në sundimin e çiftit Sadushit. Muli dhe “mulët” brenda sallës së gjyqit, nuk e dinin që vendimi dhe shpallja e tij ishte sa për “show” sot, me një suspancë disa mujore, pasi ai ishte marrë…që kur Sali Berisha dhe Edi Rama vendosën të komunikojnë me mesazhe përmes ballkonit, meqenëse amerikanët u përgjojnë telefonat.

Mbrëmë vonë në rrugën “Mustafa Matohiti”, aty ku banon Sali Berisha, bëheshin matje për një koreografi të re që duhej shfaqur nesër, pra sot. Ishte koreografi e veçantë feste. Përse?!

Një korrier pëllumb që çon “letra” mesazhesh tek të dy është Sokol Sadushi, me cenin Sadushaj që skema “Sali Rama” e mban aty për ditë të tilla të zeza.

Sadushi dhe e shoqja e tij Edlira Petri, caktuan treshen gjykuese Ahmeti-Bezati-Toro. Sepse shortin e një trupe gjykimi nuk e cakton Zoti, por sistemi shqiptar elektronik.

Sadushi zgjodhi Alma Ahmetin, gjyqtaren e famshme të Kukësit, që në vitin 2018 u sulmua ashpër nga opozita kur, pas protestës në rrugën e Kombit, për vendosjen e trarit tarifor, rrasi në burg 11 protestues demokratë.

Sot ajo dha “drejtësi” për ta që burgosi dikur. Burri i saj, Erjon Ahmeti si një kuadër “socialist” policie është nën hyqmin e Edi Ramës, sa here ky ka nevojë për Almën.

Sadushi përzgjodhi gjyqtaren Iliba Bezatin, kunatën e Kryetares së Veting-ut Pamela Qirko. Praktikisht “kunatën” e Edi Ramës. Këtu nuk ka komente por vetëm gajasje.

Sadushi “shortoi” gjyqtaren Elona Toro, gruan e Alban Toros, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili u zgjodh me votat e parlamentit të Edi Ramës. Elona Toro është “shortuar” edhe për dosjen “Babale”, pasi Ervin Salianji kërkoi të përjashtohet Edlira Petri.

Salianjit nuk i kanë thënë që, Toro është jo afër por ngjitur me ata që duan në burg.

Ja pra si e mori vulën e PD-së Sali Berisha, me treshen e Ramës dhe teken (Zhukrin) e Salës.

Vallë, a janë kaq budallenj amerikanët që ta hanë këtë skemë “të hollë” të Sali Berishës? Apo debilë janë “Sali Ramët” që mendojnë se ata përtej oqeanit janë të trashë e nuk kuptojnë?

Luli gjysmë ore më pas anonçoi për “lëvizjen” e radhës, të përgatitur ditë më parë…Rama në Asamble do lexojë fjalimin e radhës të përgatitur pardje. Saliu bëri dekorin mbrëmë.

Të gjithë kanë “parashikuar“ vendimin e treshes Rama-Berisha-Sadushi, përveç Mulit dhe “mulëve” që u lejohet të dinë vetëm të brohorasin, duartrokasin e pëllasin për liderin e tyre./Prapaskena

Lini një Përgjigje